“Ajo u tremb se mos martohej vërtet”/ Gjesti tregon një detaj nga dasma e Loredanës dhe Jozit
February 5, 2025Gjesti ka komentuar ngjarjet e ndodhura në dasmën e Jozit dhe Loredanës, që ndodhi brenda shtëpisë së “Big Brother Vip”.
Ai ka treguar se nuk sheh aspak dashuri mes çiftit, duke shtuar se mendon se Loredana u tremb për dasmën, pasi nuk pranoi që unazën ta vendoste në gishtin e majtë.
“Duhet të shkonin të gjithë në dasmë. Jozi e kishte mendjen të zihej me Rozanën jo të përgatitej për dasmë. Unë vura re se ndryshe nga zakoni që kur martohesh, unaza vendoset në anën e majtë, Loredana i ka kërkuar që të vendoset në anë ne djathtë. Ajo u tremb se mos martoheshin vërtet. Nuk shoh pikë dashurie. Nuk ka puls. Pse kanë fjetur veçmas mbrëmë, s’po i kuptoj. Dhe puthja me sy qel, pik dashurie dhe pik emocioni. Mirë që ishte muzika se do kishim vdekur, pik pulsi.”- tha Gjesti.
revista.one/