“I kërkoj falje Gjestit”/ Nata e Gertës: Nga ‘zarfi i zi” që e përjashtoi tek vendimi i publikut…

“I kërkoj falje Gjestit”/ Nata e Gertës: Nga ‘zarfi i zi” që e përjashtoi tek vendimi i publikut…

February 5, 2025 0

Gerta është rikthyer në shtëpinë e Big Brother. Përmes një televotimi të hapur gjatë spektaklit të sotëm, pasi Vëllai i Madh mori vendimin për ta skualifikuar nga gara, publiku ka ‘vulosur’ fatin e banores duke e kthyer atë sërish në shtëpi.

Por si u prit rikthimi i Gertës nga banorët?

Jozi, Loredana, Danja, Indriti dhe Valbona janë hedhur në ajër, duke e pritur banoren me brohoritje. Nga ana tjetër, Rozana ka mbetur e shtangur duke e parë atë në sy.

Pasi u kthye në shtëpi, Gerta u përqafua me Gjestin duke ‘vulosur’ paqen mes tyre. Veprimi erdhi pasi më herët, pak para se të jepej vendimi banorja u kërkoi ndjesë familjarëve të Gjestit për incidentin e shëmtuar që zuri vend gjatë dasmës.

Dua t’i kërkoj falje familjarëve të Gjestit dhe Gjestit veçanërisht”- tha shkurtimisht Gerta.

Rikthimi

Hapet zarfi. Publiku ka vendosur t’i japë Gertës një mundësi të dytë, duke e kthyer sërish në shtëpinë më të famshme për të vijuar garën.

“Publiku ka vendosur që Gerta të rikthehet në shtëpinë e Big Brother”- tha Ledioni, duke shtuar se: “Gerta të ftoj të kthehesh dhe uroj që ky të jetë një mësim për ty”.

Nga ana tjetër, Gerta ka falenderuar publikun për mbështetjen duke shprehur dashamirësinë e saj për mundësinë e ofruar prej tyre.

Ç’thanë për sherrin protagonistët?

Dasma e Loredanës dhe Jozit, e zhvilluar brenda shtëpisë së “BBV” u pasua me një incident mes Gjestit dhe Gertës, me këtë të fundit që i hodhi alkool në fytyrë banorit.

Kjo solli anulimi ne televotimit pasi në shtëpi hyri një Zarf i Zi. Mbrëmjen e sotme, Gerta ka thnë se nuk u nis me mendimin apo me dëshirën për ta dëmtuar banorin në sy, por e gjitha ishte nisur në kuadrin e lojës.

Gerta: “E gjithë dasma kishte një tension që në fillim. Kur erdhi momenti i shampanjës, menduam ta shijonim dhe të krijonim atmosferë. Gjesti mori shishen e shampanjës, unë tentova ta ndaloaj sepse nuk duhej lagur nusja kur festa sa kishten isur. Unë e nisa si lojë, nuk kisha tendencë t’i dëmtoja sytë. Pas shampanjës, Gjesti u kthye sërish dhe unë u ndjeva në siklet sepse e pyeta disa herë si ishte. E pashë që erdhi dhe sytë i kishte të bardhë. Po hodhi dhe pikat. Herën e dytë duke qenë se Gjesti është lojëtar që guxon, e ftova në një lojë më të guximshme, pa menduar se ai do dëmtohej. Mendova që ai guxon me lojën e tij dhe nuk mendova që do prekej nga ky veprim. Unë me Gjestin kemi marrë birra më parë dhe ua kemi hehdur çunave teksa ata ishin në dush. Kam menduar se Gjesti e mbante lojën e birrës. U shndërrua në tension të madh. Nuk do doja që ta dëmtoja.

Pas kësaj, lashë festën dhe hyra në shtëpi dhe pyeta ku ishte Gjesti, a ishte mirë. Nuk e kam menduar kurrë se do pësonte dëmtim.  Mendova se duke qenë që niveli i alkoolit ishte i ulët, nuk do e dëmtonte. Birrën nuk doja t’ia hidhja në fytyrë por në pjesën e qafës”.

Gjesti ka folur mbrëmjen e sotme për incidentin e ndodhur gjatë dasmës me Gertën, kur kjo e fundit i hodhi alkool në fytyrë.

Banori tha se nuk kam marrë asnjë kërkim falje nga Gerta, teksa iu drejtua banores duke i thënë se ajo e bëri dy herë këtë veprim pasi ka mllef.

Gjesti: E mora shampanjën për të festuar me çiftin, për të krijuar atmosferë. Gerta më ka ardhur nga pas dhe direkt e në sy. Sytë më digjnin shumë, mu skuqën, askujt nuk i interesoi, Egli më erdhi në dhomën e rrëfimit, dhe Tiri, askush tjetër. Pasi u ktheva, ndodhi ajo me birrën. Unë lojën e bëj, por askujt nuk i kam shkuar nga pas dhe i kam hedhur alkool në fytyrë. Pse e bëre herën e dytë? Nuk më ke kërkuar as falje.

Gerta: Nuk e kam bërë në asnjë moment me qëllim për të të lënduar. Të kam pyetur si je dhe më the kam ndjerë turbullirë. Kur erdhe nga spitali të prita dhe më pas të erdha te krevati sepse ma ndaluan që të të afrohesha.

Gjesti: Gerta luaj afër. Nëse do e kisha bërë unë atë gjë dhe do e shihja që do ishe lënduar nuk e kisha bërë më. Ti e bëre sërish sepse ke inat, ke mllef.

Gerta: Pas birrës më kërcënove, më the që për kokë të vëllait çfarë do të të bëj.

Opinionistët

Sipas Arbër Hajdarit, Gerta tentoi ta manipulonte situatën për ta normalizuar gjestin që bëri. Ai kritikoi dhe banorët e tjerë, të cilët nuk shfaqën aspak shqetësim për faktin se Gjesti kishte përfunduar në spital.

Nga ana tjetër, Neda Balluku tha se veprimi i Gertës ishte denigrues dhe poshtërues ndaj Gjestit.

Arbër Hajdari: Hedhja e shampanjës nga Gjesti ishte gjest festiv. Nga ana tjetër, akti i Gertës ishte i pashpjegueshëm dhe i gabuar. E tregoi me herën e dytë që nuk ishte gjest festiv.

Gerta përveç se manipulatore që doje t’i fryje të gjithë në favorin tënd, je dhe gënjeshtare. Sepse nuk shkove tek Vëllai i Madh për tu interesuar por të thirri Vëllai i Madh ty. Në syrin tim, nuk ka pasur asnjë lloj pendese nga ty, por nuk kam parë asnjë shqetësim nga ata të tjerët, që hanin për kokërr të qejfit kur morën vesh se Gjesti ishte nisur për në spital. Minimumi, njeriu ndalon të ngrënën e mishit dhe të pirën e verës. Më vjen keq, e kam të vështirë… sot e kësaj dite, ajo që ke bërë është e pashpjegueshme. Nuk ke shfaqur asnjë lloj pendese. Ke një tendencë për të manipuluar situatën për të normalizuar këtë gjë. E kam dhe me të tjerët që kërkuan ta normalizojnë këtë gjë.

Neda Balluku: Gjesti u ndjeva e lehtësuar që të pashë shëndetplotë. Më vjen shumë keq që në momenti pasi ti ke hyrë, është krijuar ideja se Gjesit mban, përderisa është ngacmues, ka për detyrë të durojë çdo gjë që i bëhet Gjestit. Përveç kësaj, Gerta dua të të them dy fjalë. Sigurisht nuk e mendoj që ke pasur tendencë ta dëmtosh, por ke pasur disa veprime që ti nuk i ke menduar. Nuk e more në konsideratë se do e dëmtosh, hedhja e alkoolit në fytyrë është veprim denigrues dhe poshtërues ndaj tjetrit për mua.

Vërtet nuk ke bërë dëmtim të jashtëzakonshëm por që është veprim që e ul dhe e denigron atë djalë, i tillë mbetet. Kjo është dhe thyerje e rregullave të këtij formati.

Hapet Zarfi i Zi!

Gerta është skualifikuar nga loja e “Big Brother Vip” pas incidentit të ndodhur me Gjestin.

Veprimi i saj është cilësuar si i pajustifikueshëm, duke bërë që ajo të skualifikohet.

“Veprimi i Gertës ndaj Gjestit është i pajustifikueshëm për këtë arsye ‘Big Brother’ ka vendosur që Gerta të skualifikohet nga loja” – ishte komunikimi që lexoi Ledion Liço.

“A duhet t’i jepet një mundësi e dytë?”

E keqardhur për mënyrën si rrodhën gjërat, moderatorja është larguar nga dera e kuqe duke takuar një pjesë të banorëve, por jo Gjestin.

Gerta-banorëve: Më vjen shumë keq…

Gjesti: Pse mor vëlla nuk më përqafoi, është faji i vetë jo i imi.

Rozana: Po nuk do, nuk do.

Gjesti: Pse? Është faji i vet, nuk është i imi.

Rozana: Po s’do…

Aldo: Edhe ti kur u ktheve nga spitali nuk ja dhe dorën.

Gjesti: E takova.

Rozana: Loja… mund të na i kishte dhënë dorën sepse kur mbaron loja.

Megjithatë, pas largimit nga shtëpia, Vëllai i Madh ka sugjeruar futjen e Gertës në televotim me qëllim që fati i saj të vendoset në duart e publiku. E papritura ishte se, në mënyrë unanime, të 14 banorët e shtëpisë përfshi edhe Gjestin që mbeti i dëmtuar nga incidenti, pranuan që Gertës t’i jepej një mundësi e dytë. Me aprovimin e banorëve, Vëllai i Madh ka hapur televotimin me qëllim që publiku të ketë mundësinë të vendos brenda natës së sotme nëse duan të kthejnë apo jo Gertën në lojë.

revista.one/