Pse Albin Kurti nuk e uron kryeministrin Edi Rama? Ja çfarë e helmon “pajtimin”

Pse Albin Kurti nuk e uron kryeministrin Edi Rama? Ja çfarë e helmon “pajtimin”

April 28, 2021 0

Pse kryeministri i Kosovës nuk e uron Edi Ramen? Hashim Thaci e beri urimin nga burgu i Hages! Por Kurti, jo! Kurti, i zgjedhur në shkurt të këtij viti duke qenë se është me pasaportë shqiptare erdhi vetë në Tiranë dhe votoi.

Madje 3 kandidatë të pavarur, përfaqësues të Lëvizjes Vetëvendosje, kandiduan në Lezhë (Iliaz Shehu), Tiranë (Bojken Abazi) dhe Gjirokastër (Kreshnik Merxhani). Por ata kane marrë pak vota.

Kurti ishte mbështetësi i tyre. Ai i bërë thirrje herë pas here shqiptarëve me pasaporta te Shqiperise që të votojnë ndryshimin.

Rezultati i tyre i dobet dhe pretendimi i Bojken Abazit per manipulime ne zgjedhje, eshte arsyeja pse Kurti qendron ftohte. Pra, eshte LVV ne Shqiperi qe e detyron Kurtin te mbaje kete qendrim. Ne fakt, mes tyre ka edhe mosperputhje idesh per dialogun me Serbine.

Denoncimi

Kryetari i degës së Lëvizjes Vetëvendosje në Shqipëri dhe kandidati i kësaj partie për deputet në qarkun e Tiranës, Boiken Abazi, ka bere nje denoncim. Ai shkruan se votat që i janë dhënë si kandidat i pavarur po bëhen të pavlefshme.

Në një postim që ka bërë në rrjetet sociale, Abazi shkruan se shumë prej votave të tij, po i kalojnë PS-së.

“Një nga mënyrat se si po e vjedhin dhe/ose deformojnë votën tonë në këto zgjedhje është si në vijim: Aty ku qytetari ka vendosur një “X” poshtë nr. 13 në fletën e votimit pranë emrit tim. Te i njëjti fletëvotim kanë vendosur edhe një “X” tjetër te një prej kandidatëve të PS, duke e shpallur të pavlefshme fletën e votimit ose duke ia dhënë PS. Deri tani këto raste i kemi evidentuar në disa Qendra Numërimi. Do i bëjmë publike në vijim.”

Kur kryeministri Kurti erdhi ne Shqiperi dhe votoi, beri nje gjest patriotik. Tani qe nuk po e uron Ramen, po tregon dobesi. Shqiptaret e Maqedonise dhe te Malit te Zi e uruan Ramen.

Të parët që e uruan kryemnistrin e zgjedhur ishin presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan, Mitsotaqis i Greqisë, Zaev i Maqedonisë dhe të tjerë, por Albin Kurti jo.

Duhen ndare punet e partise nga te shtetit. LVV eshte e re ne Shqiperi dhe do te fitoje terren ne te ardhmen. Kurti ta lere inatin dhe te pajtohet me Ramen. Duam apo nuk duam, ai ka fituar tashme!

revista.one/