Top 10-shja më e votuar nga PD-PS, figurat e reja po marrin më shumë vota se liderët
April 28, 2021Ja cilet jane Top 10-shja më e votuar nga PD-PS. Bie ne sy se figurat e reja po marrin më shumë vota nga liderët.
Nga procesi i numërimit, deri tani 7 kandidatë nga PS kryesojnë listën si më të votuarit në të gjithë Shqipërinë. I pari qëndron Taulant Balla me 16,169 vota. I dyti në renditje është ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi me 11,814. Kryeministri Edi Rama renditet i treti në listë me 11,393.
Lista vijon me Niko Peleshin në Korçë, për t’u ndjekur nga Saimir Hasalla me 10,711. Në listën e më të votuarve është edhe ministri Blendi Klosi me 9,545, i cili kontribuoi edhe për të marrë mandatin e 5-të në Berat, ku ishte i renditur në vijën e zjarrit në këtë qark dhe më pas është Aurora Mara me 9,318. Edhe zv.kryeministri Erion Braçe renditet në listën e më të votuarve për PS-në si i 8-ti më i votuar, teksa lista vijon me ministren e Infrastrukturës, Belinda Balluku, e cila aktualisht është edhe më e votuara në qarkun e Tiranës.
Në 10-tshen e më të votuarve të socialistëve është Paulin Stërkaj me mbi 6 mijë vota. Sa i përket më pak të votuarve në këtë forcë politike është Klodiana Spahiu, Fidel Ylli, Najada Çomo, që u soll me shumë bujë nga kryesocialisti Edi Rama. Asaj ia ka kaluar Luljeta Bozdo, që ka marrë 1,646 vota. I fundit është Alban Xhelili.
Në LSI, Monika Kryemadhi dhe Erisa Xhixho janë 2 më pak të votuara që renditen të fundit. I pari është Agron Çela në Shkodër me 2,283.
Ndërkohe figura të reja në PD po lënë në hije Sali Berishën i cili e ka drejtuar këtë parti për 29 vjet. Më i votuari në listat e PD rezulton Flamur Hoxha me 9159 i cili kandidon në Kukës. Pas tij më i votuari është në Korçë, Ervin Salianji me 8694. Pas tij me numër të lartë votash është edhe Agron Kapllanaj në Fier me 7464. Kandidati pasues i listës më të votuar është në Elbasan. Luçiano Boçi me 7257 vota dhe Dashnor Sula me 7133 vota.
Më pas në renditjen e më të votuarve deri tani vijnë Bardh Spahia me 5923 vota, pas tij Zef Hila me 5882 vota dhe Helidon Bushati me 5658. Lista e më të votuarve vijon me Tiranën. Pas Bushatit vjen Lulzim Basha me 5427, Belind Këllici me 3905. Agron Shehaj po në listën e Tiranës ka marrë 4355 vota, duke pasuar radhën, te Bujar Leskaj i Vlorës me 5102 vota dhe Kreshnik Çollaku me 5073 vota. Ish-kryeministrin Berisha i cili ka marrë vetëm 1591 vota.
Më të votuarit e PS deri tani
Taulant Balla
Bledar Çuçi
Edi Rama
Niko Peleshi
Saimir Hasalla
Blendi Klosi
Aurora Mara
Erion Braçe
Belinda Balluku
Paulin Stërkaj
Më të votuarit e PD deri tani
Flamur Hoxha
Ervin Salianji
Agron Kapllanaj
Luçiano Boçi
Dashnor Sula
Bardh Spahia
Zef Hila
Helidon Bushati
Lulzim Basha
Belind Këlliçi