Plas shpulla në “Për’puthen”, Antonela xhelozohet nga takimi i Atdheut me Sarën
April 28, 2021Ne emisionin e sotem “Per’puthen”, Antonela u ngrit për ta qëlluar me shpullë Atdheun në studio. Ajo u nevrikos shumë nga sjellja e Atdheut ne takimin me Sarën.
Ajo e paralajmëroi se këto gjëra nuk i bën dot me të dhe më pas e goditi me këpucë dhe i tha “i pafytyrë”.
Antonela: Këto gjëra nuk mi bën mua, t’i fusësh gishtat në gojë të tjerëve.
Atdheu: Çfarë ishte kjo?
Antonela: Kështu jam unë, e dhunshme, e dashur. Kur nuk më respekton, kështu jam.
Atdheu: Këtë ta lejova, se nuk më ka prekur njeri me dorë mua. Je me fat.
Pse u be xheloze Antonela?
Sara dhe Atdheu kanë realizuar takimin e tyre të parë pas përplasjeve të shumta që kanë pasur me njëri-tjetrin. Së fundmi ata duket se kanë gjetur gjuhën e përbashkët dhe kanë rënë në paqe. Teksa po konsumonin verë, ai mori gotën e Sarës dhe po kërkonte buzët e saj.
Gjatë këtij takimi, Sara nuk humbi rastin që t’i përmendtte telefonin e kthyer mbrapsht dhe ata po talleshin për mesazhet që i vijnë. Mesa duket konkurrentja e thumboi për rastin që pati me Antonelën kur ajo u largua nga takimi pasi pa mesazhin “më mungon” në telefonin e tij, për të cilin Atdheu u justifikua se është nëna. Më pas konkurrenti i dhuroi asaj një puthje në qafë, në zonën ku ka tatuazh shqiponjën duke i thënë “Do ta puth pak shqiponjën”.
revista.one/