Më në fund, Kurti uron Ramën! Qefmbetje për votat e LVV: “Shpresoj të sqarohet…”
April 28, 2021Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka uruar homologun e tij shqiptar, Edi Rama, për fitoren në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit.
Përmes një mesazhi në “Facebook”, Kurti shkruan se Kosova nuk mundet pa Shqipërinë e Shqipëria nuk mundet pa Kosovën.
“Uroj që së bashku me kryeministrin Rama, si shqiptarë, të shtojmë bashkëveprimin mes nesh në të gjithë sektorët”, shkruan Kurti.
“Sipas rezultateve paraprake të shpallura nga KQZ në Republikën e Shqipërisë, Partia Socialiste dhe kryeministri Edi Rama ka fituar zgjedhjet parlamentare.
Kosova nuk mundet pa Shqipërinë e Shqipëria nuk mundet pa Kosovën, prandaj e përgëzoj kryeministrin e Shqipërisë Edi Ramën për rezultatet.
Uroj që së bashku, si shqiptarë, të shtojmë bashkëveprimin mes nesh në të gjithë sektorët. T’i afrojmë standardet evropiane sa i përket demokracisë, zhvillimit ekonomik, drejtësisë e mirëqenies.
Njëkohësisht uroj që institucionet në Shqipëri të sqarojnë çdo paqartësi në lidhje me procesin zgjedhor që askujt të mos i preket e drejta e votës, mbi të cilën themelohet demokracia përfaqësuese. Këto janë pritshmëritë e shqiptarëve. Andaj, të punojmë së bashku”, shkruan Albin Kurti.
LVV ne zgjedhje
3 kandidatë të pavarur, përfaqësues të Lëvizjes Vetëvendosje, kandiduan në Lezhë (Iliaz Shehu), Tiranë (Bojken Abazi) dhe Gjirokastër (Kreshnik Merxhani). Por ata kane marrë pak vota.
Kurti ishte mbështetësi i tyre. Ai i bërë thirrje herë pas here shqiptarëve me pasaporta te Shqiperise që të votojnë ndryshimin.
Rezultati i tyre i dobet dhe pretendimi i Bojken Abazit per manipulime ne zgjedhje, eshte arsyeja pse Kurti qendron ftohte. Pra, eshte LVV ne Shqiperi qe e detyron Kurtin te mbaje kete qendrim.
Denoncimi
Kryetari i degës së Lëvizjes Vetëvendosje në Shqipëri dhe kandidati i kësaj partie për deputet në qarkun e Tiranës, Boiken Abazi, ka bere nje denoncim. Ai shkruan se votat që i janë dhënë si kandidat i pavarur po bëhen të pavlefshme.
Në një postim që ka bërë në rrjetet sociale, Abazi shkruan se shumë prej votave të tij, po i kalojnë PS-së.
“Një nga mënyrat se si po e vjedhin dhe/ose deformojnë votën tonë në këto zgjedhje është si në vijim: Aty ku qytetari ka vendosur një “X” poshtë nr. 13 në fletën e votimit pranë emrit tim. Te i njëjti fletëvotim kanë vendosur edhe një “X” tjetër te një prej kandidatëve të PS, duke e shpallur të pavlefshme fletën e votimit ose duke ia dhënë PS. Deri tani këto raste i kemi evidentuar në disa Qendra Numërimi. Do i bëjmë publike në vijim.”
Urimi i kryeministrit Kurti vjen disi me vonese, nderkohe qe duhet te ishte i pari.
revista.one/