Mosmarrëveshja, Andi dhe Jasmina nxjerrin fotot intime: Ti ke gjithnjë të drejtë!
April 28, 2021Andi dhe Jasmina pajtohen. Mesa duket marrëdhëniet mes dyshes janë rregulluar dhe Jasmina ka publikuar së fundmi foto të realizuara kohë më parë me Andin ku ata shihen mjaft të lumtur me të cilat ka konfirmuar lajmin e mirë për të gjithë fansat e dyshes.
“Nuk ka urrejtje, mos më keqkupto. Mosmarrëveshje po”, ka shkruar Jasmina krahas fotos.
Madje ajo ndau edhe një foto ku çifti po shkëmbenin puthje bashkë, por është penduar dhe e ka fshirë.
Nga ana tjetër, Andi ka ndarë foton ku Jasmina i ka bërë tag, krahas së cilës ka shkruar:
“Në rregull. Ti fitove!”
Mes Andit dhe Jasminës nisën debatet e shumta, kryesisht për shkak të xhelozisë së Jasminës. Situata u duk tepër e tensionuar mes çiftit, madje Andi tërhoqi sërish deklaratën e tij për Jasminën, duke u shprehur se nuk sheh asnjë përputhje mes tyre.
Pas “ndarjes”, ata hoqën fotot me njëri-tjetrin nga rrjetet sociale. Madje, Jasmina e ka hequr edhe llogarinë e emisionit “Për’puthen” nga bio e saj, veprim që e kanë bërë vetëm konkurrentët e larguar.
revista.one/