Ana bashkohet me Atdheun, në një videoklip me skena të nxehta (video)
April 30, 2021Ana Lleshi ka vendosur të debutojë në industrinë muzikore dhe shumë shpejt do të publikojë këngën e saj të parë.
Ajo ka vendosur që këngën ta lançojë javën e ardhshme dhe gjejni pak se kë ka zgjedhur si protagonist për klipin? Atdhe Xharavinën dora vetë! “Prive” ka sjellë disa nga prapaskenat e videoklipit, i cili duket se do të ketë shumë skena të nxehta. Ana dhe Atdheu kanë dhënë dhe një intervistë, e cila të bën të dyshosh se ata nuk janë vetëm miq të mirë.
Atdheu tha se nuk mund ta refuzonte ftesën e Anës për të qenë në klipin e saj, sepse ajo është shumë e veçantë për të. Por a mund të bëhet Antonela xheloze për skenat në videoklip?
Veç Antonela?! Jo jo, kjo dihet që është prej këngës, marrëdhënie pune”, u shpreh Atdheu duke qeshur, ndërsa Ana ja pasoi:
“Nuk ka arsye të bëhet xheloz askush, të paktën për ato që ndodhin para kamerave.
Ana tha se kënga do të jetë nga fillimi deri në fund një diss. Gjithsesi, ajo e mbajti rezervë, për kë bëhet fjalë. Ajo nuk pranoi ta tregonte. Ana u shpreh se nuk do të këndojë kurrë balada, por vetëm hip hop ose R&B. Ana zbuloi se ka 3 projekte të tjera gati. Njëri prej tyre është bashkëpunim me një djalë nga Anglia dhe tjetri me një të Kosovës. Emrat e tyre nuk i bëri të ditur.
Gjatë intervistës për “Prive”, Ana refuzoi të fliste për arsyet e ndarjes me Arsimin. Megjithatë ajo nuk e hodhi poshtë faktin se në të ardhmen mund të ketë një bashkëpunim me Arsimin. Dihet se edhe ai i është futur muzikës dhe do të publikojë një këngë së shpejti.
“Unë dua të them diçka. S’ka as të bëj me djalin në fjalë dhe as me askënd. Muzika është një industri e madhe, ti takohesh me shumë njerëz. Kështu që, unë nuk dua të them jo për bashkëpunime, jo vetëm për djalin në fjalë, por për asnjë”, tha Ana.