Champions League, Man. City mposht sërish PSG, është finalisti i parë
May 4, 2021Man. City dhe Pep Guardiola arrijnë finalen e Champions League. Për klubin anglez është finalja e parë ndërsa trajneri spanjoll rikthehet pas 10 vjetësh në finale pas asaj me Barcelonën teksa mundën PSG edhe ë ndeshjen e dytë.
Pasi fitoi duelin e parë, sfida e dytë ishte shumë e luftuar dhe nisi me shumë vrull nga PSG që kishte në stol lojtarin më të mirë Mbappe i zëvendësuar nga Icardi. Që në minutën e 8′, Cuipers akordon një penallti për francezët për një prekje të topit me dorë por që VAR e korrigjon dhe e anulon.
Kundërpërgjigjet menjëherë Man. City ku në 11′, befason Ederson me një top të gjatë për Zinchenko i cili gjen në zonë De Bruyne, goditja e belgut devijohet nga Florenzi dhe Mahrez e ka vetëm për ta shtyrë nê rrjetë.
1-0 sfida menjëherë dhe për PSG bëhet shumë e vështirë përmbysja. Ekipi i Pochettinos përgjigjet me një traversë të Marquinhos në 16′ ndërsa 3 minuta më pas Di Maria mund ta barazonte rezultatin me një gjuajtje në zonë qe kaloi shumë pranë portës.
Pavarësisht golit të pësuar pjesa e parë foli më shumë për parizienët të cilët dominuan me raste ndërsa edhe në fraksionin e dytë u pa e njëjta panoramë teksa Man. City u tregua perfekt në mbrojtje.
Teksa Neymar me shokë hidheshin në sulm, Man. City përpiqej ta kapte kundërshtarin në kundërsulm dhe në 63′ ia arriti me De Bruyne, Phoden dhe Mahrez që shënoi golin e dytë dhe të nokautit ndaj PSG. Di Maria me të kuq në 69′ për një goditje ndaj Fernandinhos prishi gjithçka dhe mbylli ndeshjen e ekipit francez. Man. City dhe Guardiola fluturojnë në finalen e Champions League në pritje të duelit tjeter, Chelsea-Real Madrid.