Pirro Çako baba për herë të dytë, partnerja e re lind djalë
May 5, 2021Pirro Çako është bërë baba për herë të dytë. Para pak javësh partnerja e tij ka sjellë në jetë një djalë, të cilin prindërit e kanë pagëzuar me emrin Amadeus, shkruan “Bordo”.
Amadeus do të jetë vëllai i vogël i Anthony-t, djalit që Pirro Çako ka nga martesa me soprano Inva Mula.
Kujtojmë se para dy vitesh u bë i ditur lajmi se Çako nisi një romancë të bukur me një bjonde të re në moshë, identiteti i së cilës nuk është bërë i ditur. Asokohe, kantautori vendosi që të shfaqej në publik pranë të dashurës së tij, ku dukeshin mjaft të lumtur së bashku.
Kujtojmë që biondet janë dashuria e parë dhe me sa duket e fundit e Pirros, duke pasur parasysh që ish-bashkëshortja e tij, sopranoja Inva Mula, është bjonde, martesë nga e cila kanë një djalë, Anthony Çakon.