“S’më ke parë me këmbë përpjetë”, plas në Për’puthen mes Antonelës dhe Blerimit
May 5, 2021Antonela dhe Blerimi, konkurrentët e “Për’puthen” u ulën sot përballë njëri-tjetrit për herë të parë për të sqaruar të gjitha debatet. Antonela tha se sjellja e Blerimit ka arritur çdo limit. Sipas saj, ai përveçse e ka ofenduar, e ka prekur edhe tek morali e familja.
“Mendoj që ka arritur çdo limit sjellja jote kundrejt meje. Nuk i duroj dot ofendimet nga një djalë i kulturuar si ty. Të mi thoshte një person i pavlerë, nuk do ndihesha e ofenduar. Më ka ndodhur dhe mua të më ofendojnë, por nuk i kam prekur moralin askujt dhe as familjen. Ti më ke prekur moralin, sepse ti nuk më ke parë mua kurrë me këmbë përpjetë. Jazëk të qoftë! Do të thotë që unë kam bërë turp. Por unë nuk kam bërë turp”, tha Antonela.
Blerimi u detyrua të shpjegonte se në çfarë kuptimi i tha “jazëk të qoftë”.
“Thashë jazëk të qoftë se më ke kontestuar burrërinë time, gjë që nuk e ka bërë kurrë njeri deri më sot. Të kam thënë dhe më herët jazëk të qoftë. Nuk është ofendim.
E di çfarë është për një burrë, kur i thua ti nuk je burrë? Ne kemi pasur shumë zënka. Ti je shkaku që ne zihemi. Unë të falenderoj për ditët e para kur ke qenë afër meje, por më vonë diku ti devijove nga rruga”. Kështu u shpreh Blerimi gjatë përballjes me vajzën nga Shkodra.
Antonela nga ana e saj u shpreh e bindur se Blerimi është bërë xheloz që ajo ktheu Atdheun në emision.
“Nuk është burrëri për mua kur ofendon një femër. Tregoje të vërtetën! Të ka mbetur hatri për mua se solla Atdheun në emision. Më duken absurde gjithë këto reagime ofendime. ”, tha Antonela. Ajo shtoi se është e sigurt se Blerimi e pëlqen atë.
Blerimi e pranoi se atij nuk i kanë pëlqyer takimet që Antonela ka bërë me Atdheun. Ndaj ka vendosur që të mos dalë më me të.
revista.one/