Koronavirusi, 92 raste të reja, humbja e vetme është aktori Guljem Radoja

Koronavirusi, 92 raste të reja, humbja e vetme është aktori Guljem Radoja

May 5, 2021 0

Ministria e Shëndetësisë njofton se janë kryer gjithsej 2851 testime nga të cilat 92 raste të reja me koronavirus dhe 1 humbje jete në 24 orët e fundit. Qytetari qe humbi jeten është Artisti i Merituar Gulielm Radoja. 

Situata e COVID19 në 24 orët e fundit është si vijon: Janë kryer 2,851 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 92 qytetarë.

Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 24 raste në Tiranë, 13 në Shkodër, nga 5 raste në Devoll, Elbasan, nga 4 raste në Korçë, Vlorë dhe me radhe.

Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor, nuk e ka fituar betejën me Covid-19 aktori Guljelm Radoja. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllimet familjes dhe të afërmve.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 842 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 113,468 që nga fillimi i epidemisë.

Aktualisht në spitalet COVID po trajtohen 112 pacientë, 10 në terapi intensive, nga të cilët 7 pacientë janë të intubuar.

Ministria e Shëndetësisë u drejtohet qytetarëve të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes. Të kontaktojnë për çdo dyshim me mjekun e familjes për të kryer testimin. Po ashtu, mjeku rekomandon për ndjekjen dhe trajtimin ambulator në banesë. Telefononi në numri 127 të Urgjencës Kombëtare për çdo emergjencë apo referim në spital.

Statistika (05 Maj 2021)

Raste të reja ditore        92

Të shëruar në 24 orë      842

Të shtruar në spitale      112.

Humbje jete në 24 orë   1

Testime ditore                2,851

Testime totale             646,814

Raste pozitive             131,419

Raste të shëruara       113,468

Raste Aktive                 15,548

Humbje jete                  2,403.

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë  13096

Fier     607

Shkodër           370

Durrës 246

Korçë   238

Gjirokastër      242

Vlorë               240

Elbasan            132

Dibër               98

Kukës               96

Berat               95

Lezhë               88.

revista.one/