“Soni shkon në klube, unë në festivale”, Jonida Maliqi pasi doli nga Ferma VIP: Ka harruar fitoret e mia
April 18, 2026Këngëtarja Jonida Maliqi vendosi të braktisë Ferma Vip. Në mënyrë të befasishme, ajo u largua pas mesnatës, ndërsa aludimet ishin të ndryshme në rrjet. Por mbrëmjen e sotme, Jonida ka “thyer” heshtjen dhe ka treguar arsyen e vërtetë.
Jonida Maliqi, e cila është treguar e rezervuar gjatë kohës sa ishte brenda fermës dhe nuk ka dashur t’i japë shumë zë raportit me Sonin, ka folur pasi ka dalë nga formati, duke thënë se ka parë reagimet dhe komentet e Sonit brenda fermës.
Ajo u shpreh se kolegia e saj, sipas saj, ka “harruar” fitoret e Jonidës në kompeticione të ndryshme, ndërsa shtoi se mes tyre ekziston një diferencë, jo vetëm në zhvillimin e karrierës, por edhe në arsim dhe mënyrën e jetesës.
“Unë vendos që kur i sqaroj gjërat, i lë në shtëpi dhe nuk i komentoj. I pash edhe komentet e saj. Vlerësova të qenurit kolege. Ne jemi rritur ndryshe, kemi arsim ndryshe. Edhe karrierën e kemi ndryshe. Qasje kemi pasur vetëm në kompeticione ku unë kam triumfuar, por Soni i ka harruar ato dhe mban mend vetëm veshjen firmato. Këto tema e zvogëlojnë një individ, nuk e zmadhojnë”, është shprehur Jonida.
Bashkëjetetsa tek shtëpia e Fakirit, në një shtëpi të vogël me Sonin dhe Donën ishte një nga arsyet. Por këngëtarja tha se përshtatja në Ferma Vip ka qenë e vështirë për tipin dhe karakterin e saj.
“Ishte një eksperiencë e jashtëzakonshme. Përjetova disa dinamika që nuk do i kisha ëndërruar në jetë. Kam qenë shumë e lumtur dhe e emocionuar. Kam qarë dhe qeshur pa fund.
Unë nuk erdha për të triumfuar. Erdha tek Ferma Vip për të sfiduar veten. Ajo vajza e qytetit, që është rritur në apartament dhe në një familje të vogël. Kam dashur që në 24 orëshin e parë të ikja, por kam qëndruar për respekt. Nuk kam fjetur për orë. Edhe kur flija zgjohesha e trembur. Kam përjetuar ankth dhe atak paniku nga izolimi, kamerat. Nuk ishte gjëja ime. Ardhja e nënës time më bëri të reflektoj pak. Unë jam një natyrë që e kritikoj veten. Kam qenë e vërtetë dhe nuk kisha asnjë intrigë. Edhe ata që më duan e njerëzit e mi, kanë parë Jonidën e vërtetë. Unë e kisha ndarë mendjen. Vetëm me Vanesën kisha kimi, me Donën dhe Sonin jo. Unë të premte do dilja, por bëra një rezyme dhe dola”, tha Jonida.
revista.one


