‘Ka kryer marrëdhënie intime në Per’puthen’/ Shqipja i kundërpërgjigjet Arjan Konomit

‘Ka kryer marrëdhënie intime në Per’puthen’/ Shqipja i kundërpërgjigjet Arjan Konomit

April 18, 2026 0

Në emisionin “Goca dhe Gra”, ku u diskutua për katër finalistët dhe dinamikat më të fundit në ekran, i ftuar si opinionist ishte Arjan Konomi. Gjatë bisedës, ai u ndal jo vetëm te aktualiteti televiziv, por edhe te eksperiencat e tij të mëparshme në programe të tjera, duke rikthyer në vëmendje emisionin e njohur “Për’puthen”.

Konomi përmendi edhe emrin e Shqipe Hysenajt, një nga personazhet që u bë e njohur pikërisht në këtë format. Shqipe Hysenaj e kujtoj në “Për’puthen”. Këta e di ç’bënin… Bënin s*ks me ata që vinin aty… Pastaj bënin takime aty, takime fallco. Ai djali është i martuar. Tha që kishte 7 vjet dhe pastaj zbuloj që bëhej s*ks aty, ishte një problem shumë i madh se nuk i mbaje dot. Ishte një situatë çmendurie.

Sipas opinionistit, në “Për’puthen” kishte situata që tejkalonin kufijtë e një formati televiziv për njohje, duke pretenduar se disa nga pjesëmarrësit krijonin marrëdhënie intime jashtë kamerave, ndërsa takimet që shfaqeshin në ekran, sipas tij, nuk ishin gjithmonë reale.

Deklaratat e bëra nga opinionisti Arjan Konomi gjatë puntates së emisionit “Goca dhe Gra” kanë ndezur reagime të forta në rrjet. Në qendër të debatit u vendos ish-konkurrentja e “Për’puthen”, Shqipe Hysenaj, e cila nuk ka qëndruar në heshtje pas komenteve të tij.

Reagimi i Hysenajt erdhi menjëherë përmes rrjeteve sociale. Në disa postime në Instastory, ajo i hodhi poshtë akuzat, duke i cilësuar si të pavërteta dhe të fabrikuara për vëmendje. Ajo ironizoi gjithashtu Konomin, duke theksuar se përmendja e saj e vazhdueshme lidhet me nevojën për audiencë dhe jo me fakte reale.

Ish-konkurrentja theksoi se qëndrimi i saj në program ka qenë i shkurtër, por pavarësisht kësaj, sipas saj, vazhdon të jetë në fokus të opinionistit. Ajo mohoi kategorikisht çdo aludim për jetën e saj private gjatë kohës në format dhe sfidoi publikisht çdo pretendim të tillë.

Në përmbyllje të reagimit, Shqipja la të kuptohet se mes saj dhe Konomit ekziston një histori e pathënë, duke shtuar më shumë mister rreth këtij debati publik.

revista.one/