Çfarë ndodhi në Ferma VIP? Ermiona Lekbello largohet papritur

Çfarë ndodhi në Ferma VIP? Ermiona Lekbello largohet papritur

April 24, 2026 0

Spektakli i Ferma VIP 3 ka nisur ndryshe këtë të premte. Sapo moderatorja Arbana Osmani është lidhur me fermerët, një kërkesë e papritur ka ardhur nga Ermiona Lekbello.

Ajo u shpreh se dëshiron të ndërpresë rrugëtimin e saj në spektakël, duke theksuar se nuk ndjen një energji të mirë në ambientin mes fermerëve.

Megjithatë, duke qenë se Lekbello është në televotim, Arbana Osmani i kërkoi që të presë verdiktin e publikut para se të marrë një vendim përfundimtar.

Pjesë nga biseda:

Ermiona Lekbello: Unë po e lë rrugëtimin tim këtu. Ju përshëndes të gjithëve dhe shpresoj të bëheni njerëz më të mirë me njëri-tjetrin. Kam një energji jo të mirë këtu. Nuk mundem dot të rri më në këtë ambient. Këtu ndodhin gjëra që unë nuk i mbaj dot.

Arbana Osmani: Çfarë konkretisht?

Ermiona Lekbello: Energjia, ngacmimet, sharjet, shikimet mospërfillëse. Unë do ta lë tani në këto momente. Nuk po rri dot. Kam një pështirje brenda meje që kisha kohë që nuk e ndjeja dhe nuk ndihem mirë.

Arbana Osmani: Sa është mbyllur televotimi ku ishe pjesë edhe ti. Unë s’e di si ka shkuar ky televotim, por në respekt të publikut do të kërkoja të presim vendimin e publikut, që të shohim si pasojë e vendimit se çfarë do të ndodhë e kush do të shkojë në sfidë. Kjo për të respektuar njerëzit.

Ermiona Lekbello: Në rregull. Vetëm për publikun u futa këtu.

Por Vanesa është kundërpërgjigjur duke thënë se Ermiona është pritur shumë mirë, por është kjo e fundit që ka shkaktuar energji negative.

Vanesa: Ermiona është pritur shumë mirë kur erdhi.

Ermiona: Nga kush, moj Vanesa? Nga ty?

Vanesa: Po thoja që Ermiona Lekbello është pritur shumë mirë që kur hyri.

Ermiona: Kujdes me mbiemrin tim, është i rëndë, jo si i një 30-vjeçareje si ty.

Vanesa: Unë jam edhe më e madhe se ty; si 24-vjeçare kam shumë vlera.

DJ Bujaka, Ermiona dhe Gresa ishin në televotim gjatë kësaj jave në Ferma VIP.

Sipas votave të publikut, është Gresa ajo që rezultoi më e preferuara në këtë treshe fermerësh. “Publiku ka vendosur se fermeri që i shpëton sfidës në këtë pikë të lojës, si më i votuari, është Gresa”, lexoi në zarf moderatorja Arbana Osmani.

Sipas verdiktit të publikut, DJ Bujaka dhe Ermiona ishin më pak të preferuarit. Megjithatë, ajo nuk pranoi ta kryente sfidën dhe u largua me dëshirë nga Ferma VIP 3.

“Unë po e lë rrugëtimin tim këtu. Ju përshëndes të gjithëve dhe shpresoj të bëheni njerëz më të mirë me njëri-tjetrin. Kam një energji jo të mirë këtu. Nuk mundem dot të rri më në këtë ambient. Këtu ndodhin gjëra që unë nuk i mbaj dot”, tha Ermiona.

revista.one/