Tensione në studio: Vëllai i Fabjolës i del kundër për Adionin, kërkon ta marrë në shtëpi

Tensione në studio: Vëllai i Fabjolës i del kundër për Adionin, kërkon ta marrë në shtëpi

April 25, 2026 0

Marrëdhënia dhe afrimiteti i Adionit me Fabjolën ka shkaktuar shqetësim te familjarët e kësaj të fundit. Vëllai i Fabjolës, Fabjoni, hyri në fermë dhe i kërkoi asaj të largohej nga Ferma VIP, duke mbajtur një qëndrim të qartë kundër lidhjes së saj me Adionin.

“A e di se ku je? E di kush jam? Çohu, fol, mos na i bëj më të vështirë. Kisha menduar të bëja një surprizë shumë të bukur, ashtu siç e meritoje para se të hyje këtu, të përkrahnim si familje. Po s’më dhe kohë, Ola, çfarë ndodhi? Mama nuk është mirë. Ti e di, Ola. Ti e di gjendjen e saj. Babi nuk është mirë. Çfarë ndodhi? Kush ishte kushti, kush ishte qëllimi? Kush do të ishte Ola? S’po të njohim më. Të ka ikur shkëlqimi i fytyrës. Të kanë ikur më batutat. S’po të njohim më. Nuk je më Ola. Kushti ishte të hyje Fabjola, të dilje Fabjola. Nuk jemi kundër dashurisë, por jo në këto kushte, në këtë mënyrë, në këto rrethana, jo pa respekt ndaj vetes. Qëllimi im i ardhjes sot këtu është për të të marrë, për të të çuar pranë njerëzve që të duan. Nuk po i respekton parimet. Çfarë do të bëhesh, pjesë e trekëndëshave? Po influencohesh shumë kollaj. Çfarë po jep, çfarë po merr”, i tha i vëllai Fabjolës.

“Më fal! E humba. Më fal, ma bëj hallall. Nuk jam gati të vij në shtëpi”, tha mes lotësh Fabjola.

Moderatorja Arbana Osmani e pyeti vëllanë e Fabjolës nëse dëshironte që t’a takonte Adionin, dhe ai refuzoi.

“Nuk dua të flas me Adionin. S’e kam personale, ai të zgjidhë gjërat e veta jashtë e këtu”, tha Fabjani.

Fabjola vendosi të vazhdojë rrugëtimin e saj në Ferma VIP, duke pranuar të shkëpusë marrdhënien me Adionin.

“U pasqyrua mentaliteti maskilist shqiptar”. I këtij mendimi ishte opinionistja Einxhel Shkira, teksa komentoi pjesëmarrjen e vëllait të Fabiolës në Ferma Vip. Fabiani i kërkoi motrës rikthimin në shtëpi, me argumentin se nuk po zbatonte parimet. Por për opinionisten, Ola nuk është e lirë të veprojë vetë, ndërsa shtoi se Adioni nuk po e respekton ashtu siç duhet.

Adioni  nuk po e respekton Fabiolën. Ajo nuk ka treguar akoma veten e po hyn në një marrëdhënie, që marrëdhënie nuk mund ta quaj. Adi nuk e ka respektuar Fabiolën, por as vëllai në këtë rast. Një vajzë në moshën e Fabiolës duhet të veprojë vetë, edhe të gaboj. U pasqyrua mentaliteti maskilist shqiptar”, tha Einxhel.

Takimi mes Fabiolës dhe vëllait të saj, me distancë në mes, për Ermal Mamaqin ishte një skenë e filmave shqiptarë.

“Ishte skemë tipike e filmave shqiptar nga krahina e veriut. Këo reality shoë tregojnë realitetin shqiptar. Pamë që vetëm një shikim, tregojnë çfarë duhet të bësh çfarë jo”, tha Ermali.

Opinionistja Armina Mevlani deklaroi se pas këtij takimi, tashmë Ola do të ndryshojë dhe nuk do jetë 100% vetvetja.

U ndjeva shumë keq. U preka. Si vajzë nuk e di si do isha ndjerë nëse familja ime do reagonte në këtë mënyrë. Ishte një formë presioni. Kur njeriu merr një presion, ndikohet. Ajo tani nuk do jetë 100% vetvetja”, tha Armina Mevlani.

revista.one/