Shpallen 5 finalistët e Ferma VIP

Shpallen 5 finalistët e Ferma VIP

June 11, 2026 0

Moza, Bujaka, Visi, Soni dhe Iliri jane finalistet e Ferma VIP. Dj Bujaka ishte finalisti i dytë i Ferma Vip 3. Bujaka ishte në televotim së bashku me Vis Pupën dhe Ilir Shaqirin.

Ishin votat e publikut që bënë të mundur që t’i bashkohet Mozës në finale. “Faleminderit shumë popullit të Shqipërisë dhe të Kosovës”, tha Bujaka mes emocionesh.

“Kisha frikë, nuk e prisja sepse këta dy të tjerët kanë krijuar një lidhje më të fortë me publikun prej vitesh. Kisha frikë por jam shumë e lumtur”, tha Moza, e cila ka pasur një marrëdhënie më të afërt me Bujakën.

Me pas, këngëtarja Soni Malaj ka fituar sfidën, duke u bërë kështu finalistja e tretë e Ferma Vip. Pas Mozës dhe Bujakës që u zgjodhën nga publiku, Soni është si fituese e sfidës.

Fermerët do të duhet të lidhnin litarët me një dordolec dhe më pas ta lagnin me benzinë dhe ta ndiznin. Dordoleci që do digjej i pari, do përcaktonte fituesin. “Kokë më kokë” në këtë sfidë ishin Iliri dhe Soni, ku kjo e fundit triumfoi.

Ndërsa fermerët e tjerë shkuan në një televotim. Publiku do të votojë fermerin që do të shpëtojë mes Ilirit, Sarës, Romirit dhe Visit. Fermeri më pak i votuar, do të largohet nga Ferma Vip, 4 ditë para finales së madhe.

Televotimi largoi aktorin Romir Zalla. Nderkaq, Iliri, Sara dhe Visi iu nenshtruan nje sfide tek pishina. Ketu u shpall finalisti i katert Visi.

 5 rrathë për secilin fermer ishin në fund të pishinës. Fermerët do të duhet t’i merrnin dhe ti fusnin në një binar. Fermeri që do të fuste më shumë rrathë, do të fitonte. Visi arriti të shënjonte në shenjë me vetëm një rreth, ndërsa Sara dhe Iliri nuk kanë gjuajtur asnjë rreth në binar.

Tashmë Iliri dhe Sara do të shkonin në një televotim “kokë më kokë”, ku njëri prej tyre do i bashkohej Mozës, Bujakës, Sonit dhe Visit në finale, ndërsa tjetri do të duhej të largohej përfundimisht, 3 ditë para finales së madhe të 15 qershori. Ajo qe u largua ishte Sara dhe Iliri shjoi ne finale.

revista.one/