Tre ditë para finales, Romiri eliminohet nga Ferma Vip 3

Tre ditë para finales, Romiri eliminohet nga Ferma Vip 3

June 11, 2026 0

Aktori Romir Zalla u largua përfundimisht nga Ferma Vip 3, pak ditë para finales së madhe. Pas humbjes së sfidës, Romiri ishte në televotim me Visin, Ilirin dhe Sarën. Për pak minuta, publiku votoi se kë donte të shpëtonte. Më pak i votuari nga ky televotim rezultoi Romiri.

Pas Mozës dhe Bujakës që u zgjodhën nga publiku, Soni ishte si fituese e sfidës.

Fermerët do të duhet të lidhnin litarët me një dordolec dhe më pas ta lagnin me benzinë dhe ta ndiznin. Dordoleci që do digjej i pari, do përcaktonte fituesin. “Kokë më kokë” në këtë sfidë ishin Iliri dhe Soni, ku kjo e fundit triumfoi.

Ndërsa fermerët e tjerë shkuan në një televotim. Publiku do të votonte fermerin që do të shpëtonte mes Ilirit, Sarës, Romirit dhe Visit. Fermeri më pak i votuar, do të largohej nga Ferma Vip.

Visi, Iliri dhe Sara do të përballeshin me një tjetër sfidë për të përcaktuar kështu edhe finalistin e katërt.

revista.one/