Festuam para kohe! Koronavirusi, rritje të infektimeve në 24 orët e fundit, 3 humbje jete!

Festuam para kohe! Koronavirusi, rritje të infektimeve në 24 orët e fundit, 3 humbje jete!

May 8, 2021 0

Rritje të infektimeve nga koronavirusi në 24 orët e fundit dhe 3 humbje jete, sipas bilancit te Ministrise se Shendetesise.

Në testin e COVID kanë rezultuar pozitivë 89 qytetarë.

Fatkeqësisht betejën me koronavirusin nuk e kanë fituar 3 pacientë. Keta e çojne në 2411 numrin e viktimave që nga fillimi i pandemisë.

Njoftimi i Ministrisë:

Ministria e Shëndetësisë ju bën apel të gjithë qytetarëve të mos e ulin vigjilencën dhe të vijojnë të zbatojnë rregullat për parandalimin e COVID19.

Vendosni maskën mbrojtëse në çdo ambient jashtë shtëpisë. Shmangni grumbullimet, ruani distancimin fizik. Kujdesuni për higjenën vetjake dhe vetëizolohuni kur dyshoni se jeni të prekur nga COVID19.

Situata e COVID19 në 24 orët e fundit është si vijon. Janë kryer 4,516 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 89 qytetarë.

Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 25 raste në Tiranë, 8 në Fier, 7 në Vlorë, 6 në Durrës dhe me radhe. 

Në 24 orët e fundit janë shëruar 873 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 116,126 që nga fillimi i epidemisë.

Aktualisht në spitalet COVID po trajtohen 99 pacientë. Nga keta, 10 në terapi intensive, nga të cilët 7 pacientë janë të intubuar.

Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor, 3 qytetarë nuk e kanë fituar betejën me covid19. Keta ishin 2 qytetarë nga Tirana, 1 qytetar nga Lezha, të moshave 50-72 vjeç. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllimet familjarëve.

Ministriau drejtohet qytetarëve të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes. Të kontaktojnë për çdo dyshim me mjekun e familjes për të kryer testimin. Telefononi në numri 127 të Urgjencës Kombëtare për çdo emergjencë apo referim në spital.

Statistika (08 Maj 2021)

Raste të reja ditore         89

Të shëruar në 24 orë      873

Të shtruar në spitale      99

Humbje jete në 24 orë   3

Testime ditore                4,516

Testime totale             656,876

Raste pozitive             131,666

Raste të shëruara         116,126

Raste Aktive                 13,129

Humbje jete                  2,411.

revista.one/