Incidenti, krutanët pushtojnë fushën, ndërpresin ndeshjen Tirana-Kastrioti (video)

Incidenti, krutanët pushtojnë fushën, ndërpresin ndeshjen Tirana-Kastrioti (video)

May 8, 2021 0

Shumë kontestime dhe një tentative për të braktisur ndeshjen në ndeshjen Tirana-Kastrioti. Ky ishte dueli që vendoste shumë për të dyja skuadrat ndaj dhe tensioni ishte i pranishëm në fushë gjatë gjithë kohës. Të dyja ekipet donin me çdo kusht pike dhe u përpoqën, por në 77’ u prishgjithçka. Në një sfidë pa shumë emocione, por më shumë raste për moviolë, ai që vendosi ishte ky gol i Hoxhallarit. Ky gol nuk u prit mirë nga drejtuesit e klubit të Kastriotit. Ata u futën në fushë duke protestuar për mungesë “fair play” nga ana e lojtarëve të Tiranës.

Faktikisht ata vijuan lojën pavarësisht se një lojtar i Kastriotit ishte i shtrirë në tokë. Ky episod bëri që ndeshja të ndërpritej për disa minuta. Në fund, Tirana feston për këtë trepikësh të artë, një sukses që mban kryeqytetasit në garë për të siguruar një biletë për në Europë. Nga ana tjeter, Kastrioti ndjen gjithnjë e më pranë zonën e ftohtë.