Ish-banorja e BBV 5: Përveç Selin e meritonte t’a fitonte edhe…
July 1, 2026Ish-banorja e “Big Brother VIP 5”, Sabina Mete, ka qenë mbrëmë e ftuar në emisionin “Top Arena”. Ajo është vënë përballë pyetjeve të ish-finalistit të edicionit të pestë të reality show-t, Mateo Borri.
Ky i fundit i ka bërë disa pyetje në lidhje me rrugëtimin e saj brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri dhe e ka ngacmuar për ish-banorët e tjerë.
Pjesë nga intervista:
A kishte në “Big Brother VIP” personazhe false?
Ua, 80 për qind e njerëzve aty janë false.
Më jep tre emra…
Nuk ka emra, ju i keni parë vetë besoj, ti ke qenë vetë brenda.
Një emër…
Asnjë emër, i keni parë vetë, ka mbaruar tani.
Para se të hyje në Big e shikoje veten finaliste?
Nuk e mendova gjatë për finaliste se e dija që ishte një format i vështirë. E sigurisht që do të ishte i vështirë për mua me natyrën që kam, por zgjati shumë pak. Ishte shumë bukur për aq sa zgjati.
Pa i humbur meritat asaj që fitoi “Big Brother”, Selin, mendon se e meritonte ajo apo dikush tjetër në këndvështrimin tënd?
Absolutisht që po, nëse jo Selin që patjetër e meritoi, ishte dyshja me Mirin që ishte kryefjalë që prej fillimit deri fund. Kështu që e meritoi Selin.
revista.one/


