“24 vite të vështira në martesë”/ Rrëfehet Moza Ahmeti: Vajzat nuk e pranonin jetën time të re!
July 1, 2026 0Fituesja e spektaklit më të dashur për publikun Ferma VIP 3, ishte e ftuar në studion e emisionit QUO VADIS.
Mimoza Ahmeti tregoi se pavarësisht raporteve pozitive që kishte me lojtarët në Fermë, gara për çmimin e madh, i tjetërsonte fermerët.
Dhe gjithësecili kishte tendencën për ta bërë të vetin, dhe kjo gjë, sipas poetes, ndikonte te perceptimi i publikut për secilin prej lojtarëve.
“Një gjë ishte e vërtetë, që grindjet tona ishin objekt i “Prime”. Dhe pa ato, nuk kishe se çfarë diskutoje. Sepse unë vërtet mund ta përthithja spektatorin me bisedat në kamera, gjë që nuk e kam bërë intensivisht, por e kam bërë. Por ajo çfarë ishte e domosdoshme ishte që duhej një temë që buronte nga një mospajtim midis fermerëve. Ndonjëherë sherri ishte një thesar. Sepse do krijonte debat, prej të cilit do dilnin opsione mendimi, të cilat mund të ishin të finalizuara, ose të hapura. Por që ishin shumë të nevojshme për të gjithë spektaklin. Nuk duhet të harroja që isha një një “reality”, ku mund të nxirrja të gjitha bagazhet e mia. Por isha edhe një “show” që kërkonte patjetër tema, që ndonjëherë na duhej ta nxirrnim edhe nga hiçi. Nuk është se luanim rol, por roli luante veten, sepse ishte një çmim midis. Dhe për këtë çmim ishim të gjithë tendenciozë, që secili ta merrte. Donte shumë dashuri që të pranoje vlerën e tjetrit, sepse vlera e tjetrit ishte një kredit në rrugën drejt çmimit. Prandaj,për një pjesë të publikut, një pjesë e madhe e fermerëve kanë dalë njerëz me karakter të luhatur, me qëndrime jo forte fisnike në marrëdhënie”, tha Moza Ahmeti.
Fituesja e spektaklit Ferma VIP 3, në një rrëfim të sinqertë, ka ndarë me publikun përjetimet e mëmësisë në një moshë kur ajo nuk ishte ende gati për t’u bërë nënë.
“20 e ca vjet martesë, që kanë qenë shumë të vështira, për arsye të ekonomisë shumë të vështirë, pata vështirësi me familjen e tim shoqi sepse ishte pak më i ri, unë kisha disa vështirësi të tjera, edhe pse isha shkrimtare shumë e njohur, që doli në profesion të lirë 25 vjeç, më e reja në gjithë Lindjen, sepse Lindja e përdorte profesionin e lirë, që shumë shpejt ma hoqën nga xhelozia e burrave. Kjo jeta martesore, fëmijët erdhën njëri pas tjetrit. Fëmijë, që do ta pranoj ahpur, nuk e kisha programuar që doja të bëhesha nënë aq shpejt. Unë isha tërësisht në lartësinë e krijimtarisë, të një shkolle që kisha studiuar në mënyrë intensive. Në të gjithë këtë panoramë, ekzistenca familjare, 2 fëmijë, fakti që duke patur fëmijë, je e impenjuar, bllokohesh prej tyre”, tha Mimoza Ahmeti.
Mimoza Ahmeti tregoi se vajzat e saj e kanë patur të vështirë t’a pranonin dëshirën e poetes për të rifilluar një jetë të re, pas divorcit nga ish-bashkëshorti.
“Martesa të sheh si një pronë të sajën, ku përfshihet partneri, fëmijët të shohin si pronën e nënës, burri të sheh si pronën e burrit. Je një objekt i neglizhuar. Fëmija do nënën në çdo çast. Nuk do të dijë cilat janë ndjenjat e tua erotike, po kënaqesh a s’po kënaqesh ti. Duhet t’a themi hapur, siç është. Me shumë vështirësi dhe vonë, fëmijët mezi e kanë pranuar pretendimin tim për të filluar një jetë nga fillimi. Është e pafajshme nga ana e tyre, sepse ata kanë parë “nënën” dhe atë duan të shohin deri në fund. Edhe bashkëshorti kishte parë një grua relativisht të nënshtrueshme. Përveç faktit që unë që në 2007-ën, kur isha ende me të, fillova Master-in, në 2010-ën kapa Doktoratën. Dhe në fund, kur u ndamë, ai më tha një gjë që ishte tronditëse: “Ti asnjëherë nuk i harrove qëllimet e tua, krijimtarinë tënde”. Unë kam jetuar e dyzuar gjithë jetën familjare, ishte familja, dhe njeriu që unë doja ta procesoja deri në fund”, u shpreh fituesja e Ferma VIP 3, Moza Ahmeti.

revista.one/


