Ndihet e rrezikuar? Ish-banorja e BBV flet hapur: Dal me bodyguard…

Ndihet e rrezikuar? Ish-banorja e BBV flet hapur: Dal me bodyguard…

July 3, 2026 0

Benita Zena ka qenë e ftuar në emisionin “She’s On Air” në Top Albania, ku ka folur për jetën e saj personale dhe atë profesionale.

Gjatë kësaj interviste, ish-banorja e BBV Kosova, ka zbuluar arsyen se pse merr një bodyguard me veten. Ajo u shpreh se nuk mund të thotë se është ndjerë ndonjëherë e rrezikuar pasi po merr shumë dashuri nga njerëzit.

Pjesë nga intervista:

Pse ke zgjedhur ti Benita të marrësh një bodyguard me vete?

Po pse jo, nuk e shoh diçka absurde, për mua është diçka e lehtë.

Je ndjerë ndonjëherë e rrezikur që lëviz me bodyguard apo thjesht për dëshirën tënde?

Nuk mund të them e rrezikuar, se po marr shumë dashuri, por thjesht pse mos me i pas mbas vetes për çdo gjë. Nuk është risi për mua, zakonisht i marr, kam njerëzit e mi.

A mendon se të bën më interesante ky fakt?

Ndoshta është më showgirl, por nuk e di, është qejfi im. Ndonjëherë them se qejfet e mia nuk i prish për askënd. As nuk e bëj për publik.

Sot nuk i ke marrë me vete?

Sot i kam lënë në hotel.

E pyetur nëse do ta pranonte një ftesë për t’u bërë pjesë e edicionit të ri të Big Brother VIP Albania, Benita nuk e ka përjashtuar si mundësi, duke lënë gjithçka të hapur.

“‘Pjo! Nuk e di, më pëlqen formati që krijojnë në Big-un e Shqipërisë, kështu që nuk i dihet asnjëherë. Prej Benitës ka gjithmonë surpriza, presim”, ka thënë ajo.

revista.one/