Sara Gjordeni ka një këshillë për vajzat: Martohuni me një financier, jo me këngëtar…!
July 25, 2026Moderatorja e njohur, Sara Gjordeni, ka ndarë me ndjekësit e saj një situatë nga jeta e përditshme, duke bërë një “këshillë” për vajzat që duan të shijojnë pushimet verore.
Me anë të një postimi në “Instagram”, Sara ka treguar me humor se të kesh bashkëshort këngëtar nuk qenka edhe aq e favorshme gjatë verës, pasi koncertet dhe angazhimet e shumta bëjnë që pushimet familjare të shtyhen.
“Ore s’është fare qejf ta kesh burrin këngëtar, sidomos në verë. Kur të gjithë ikin në plazh familjarisht, ti rri pret me durim dhie mali të mbarojë koncertet deri në shtator. Katastrofë”, shkruan Sara në postimin e saj në “Instastory”.

Më pas Sara e ka çuar batutën edhe më tej, duke iu drejtuar vajzave: “Martohuni me financier ose dikë që punon në bankë nëse ju pëlqen deti.”
revista.one/

