Gjesti i shqetësuar nga fansat: Mos më vini te shpija…

Gjesti i shqetësuar nga fansat: Mos më vini te shpija…

July 26, 2026 0

Artisti i njohur nga Peja, Gjesti, e ka parashtruar një kërkesë publike për fansat e tij.

Përmes një mesazhi, ai ka kërkuar që të mos shkojë askush te shtëpia e tij, për ta takuar, shkruan IndeksOnline.

“Shtëpia është i vetmi vend ku mundohem me pushu, me kalu kohë me familjen dhe me gjet pak qetësi. Kur vjen dikush çdo ditë te dera, bëhet shumë e vështirë me pas atë qetësi” shkruan artisti.

Sipas tij, do të ketë mjaftueshëm koncerte dhe ngjarje që do ta afrojnë me fansat, prandaj kërkon që privatësia që ai ka në shtëoi, të respektohet.

Ky është mesazhi i plotë i tij

revista.one/