Covid-19, MSH njofton për 1 viktimë dhe 57 raste të reja infektimesh
May 9, 2021Bie lehte numri i rasteve të infektimeve të reja me koronavirus.
Ministria e Shëndetësisë, njofton vetëm një pacient qe ka ndërruar jetë gjatë 24 orëve të fundit. Në vend janë shënuar 57 raste të reja me Covid-19, nga 1952 testime të kryera. 963 persona janë shëruar.
Njoftimi
Ministria e Shëndetësisë ju bën apel të gjithë qytetarëve të mos e ulin vigjilencën dhe të vijojnë të zbatojnë rregullat për parandalimin e COVID19. Vendosni maskën mbrojtëse në çdo ambient jashtë shtëpisë. Shmangni grumbullimet, ruani distancimin fizik. Kujdesuni për higjenën vetjake dhe vetëizolohuni kur dyshoni se jeni të prekur nga COVID19.
Situata e COVID19 në 24 orët e fundit është si vijon. Janë kryer 1,952 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 57 qytetarë.
Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 14 raste në Tiranë, 6 në Korçë, 5 në Devoll, nga 4 raste në Lushnje, Vlorë dhe me radhe.
Në 24 orët e fundit janë shëruar 963 qytetarë.
Aktualisht në spitalet COVID po trajtohen 107 pacientë. 8 jane në terapi intensive, nga të cilët 2 pacientë janë të intubuar.
Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor, 1 qytetarë 64 vjeç nga Tirana nuk e ka fituar betejën me covid-19. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllimet familjes.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u drejtohet qytetarëve të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes. Të kontaktojnë për çdo dyshim me mjekun e familjes për të kryer testimin.Telefononi në numri 127 të Urgjencës Kombëtare për çdo emergjencë apo referim në spital.
Statistika (09 Maj 2021)
Raste të reja ditore 57.
Të shëruar në 24 orë 963.
Të shtruar në spitale 107.
Humbje jete në 24 orë 1.
Testime ditore 1,952.
Testime totale 658,828.
Raste pozitive 131,723.
Raste të shëruara 117,089.
Raste Aktive 12,222.
Humbje jete 2,412.
revista.one/