Është rrahur me Joz Markun? Edi Kuçi shfaqet me fashë në kokë në Tiranë 

Është rrahur me Joz Markun? Edi Kuçi shfaqet me fashë në kokë në Tiranë 

August 31, 2026 0

Ditën e djeshme, rrjetet sociale janë përfshirë nga aludimet për një përplasje fizike mes ish-banorëve të “Big Brother VIP”, Jozefin Markut dhe Edi Kuçit.

Spekulimet nisën pas deklaratave të Fire, i cili gjatë disa transmetimeve LIVE pretendoi se kishte informacione lidhur me momentin e ngjarjes, madje duke thënë se kishte parë edhe një video të përballjes.

Sipas pretendimeve të tij, Edi dyshohet se është përfshirë në një përleshje me këngëtarin Joz dhe se ky i fundit e ka goditur.

Ndërkohë, një video e siguruar nga Indeksonline ka shtuar edhe më shumë pikëpyetjet rreth këtyre pretendimeve. Në pamje, të publikuara nga mediumi, ish-banori shihet ditën e enjte në Tiranë, me kokën e mbështjellë.

https://www.instagram.com/reel/DcqyTkZI3UX/?igsi=ODFjZDVycHZid3pz

Megjithatë, pamjet në fjalë nuk konfirmojnë në mënyrë të drejtpërdrejtë se çfarë ka ndodhur apo nëse gjendja e Edit lidhet me një përplasje të mundshme me Jozin.

Deri në këto momente, as Jozi dhe as Edi nuk kanë bërë ndonjë reagim publik për ngjarjen e pretenduar.

Në mungesë të një deklarate nga dy protagonistët apo të një konfirmimi zyrtar, mbetet e paqartë nëse mes tyre ka ndodhur vërtet një përleshje fizike dhe cilat kanë qenë rrethanat që kanë çuar deri te ajo.

revista.one/