Është rrahur me Joz Markun? Edi Kuçi shfaqet me fashë në kokë në Tiranë
August 31, 2026Ditën e djeshme, rrjetet sociale janë përfshirë nga aludimet për një përplasje fizike mes ish-banorëve të “Big Brother VIP”, Jozefin Markut dhe Edi Kuçit.
Spekulimet nisën pas deklaratave të Fire, i cili gjatë disa transmetimeve LIVE pretendoi se kishte informacione lidhur me momentin e ngjarjes, madje duke thënë se kishte parë edhe një video të përballjes.
Sipas pretendimeve të tij, Edi dyshohet se është përfshirë në një përleshje me këngëtarin Joz dhe se ky i fundit e ka goditur.
Ndërkohë, një video e siguruar nga Indeksonline ka shtuar edhe më shumë pikëpyetjet rreth këtyre pretendimeve. Në pamje, të publikuara nga mediumi, ish-banori shihet ditën e enjte në Tiranë, me kokën e mbështjellë.
https://www.instagram.com/reel/DcqyTkZI3UX/?igsi=ODFjZDVycHZid3pz
Megjithatë, pamjet në fjalë nuk konfirmojnë në mënyrë të drejtpërdrejtë se çfarë ka ndodhur apo nëse gjendja e Edit lidhet me një përplasje të mundshme me Jozin.
Deri në këto momente, as Jozi dhe as Edi nuk kanë bërë ndonjë reagim publik për ngjarjen e pretenduar.
Në mungesë të një deklarate nga dy protagonistët apo të një konfirmimi zyrtar, mbetet e paqartë nëse mes tyre ka ndodhur vërtet një përleshje fizike dhe cilat kanë qenë rrethanat që kanë çuar deri te ajo.
revista.one/

