Arjola Demiri tregon punimet në shtëpinë e re që ia dhuroi Big Brother
September 12, 2026Aktorja e njohur, Arjola Demiri, ka qenë një ditë më parë e ftuar në emisionin “Live From Tirana” me Stenaldo Mëhillin. Në një moment gjatë intervistës, ajo tregoi edhe se si po shkojnë punët me shtëpinë e saj të re, të cilën ia dhuroi Top Channel kur ajo ishte pjesë e edicionit të parë të “Big Brother VIP Albania”.
Arjola duke qeshur tha se po merret me gipse, me patinime dhe me elektroshtëpiake.
Pjesë nga intervista:
Stenaldo: Kam dëgjuar se ke ndërruar profesion këto kohë. Ke filluar je bërë inxhiniere ndërtimi.
Arjola: Po merrem me gipse, po merrem me lede, me elektroshtëpiake. Më ka hapur punë Top-i.
Stenaldo: Është prishur lavatriçja, vjen andej nga ne.
Arjola: Vij, asistoj në mënyrë perfekte. Domethënë ça ka të bëjë me gipse, patinime. E bukura është se shkoja duke pyetur dhe pastaj thosha ‘do më shpjegosh se mua kjo më vjen arabisht, që të paktën ta di se ça po bëj’. Se unë i kisha të shënuara dhe thosha më duhet kështu, më duhet ashtu. Pastaj pyesja se për çfarë shërbejnë. Po merrem me vëllain tim.
Stenaldo: Ke hyrë në shtëpinë tënde e re?
Arjola: Për shtëpinë time po flas, për atë që më bëri dhuratë Top-i. Me atë po merrem.
Stenaldo: T’a gëzofsh, e meriton shumë. Ju shkoftë sa më mbarë.
revista.one/

