Cardi B me shqiponjë: “I dua shqiptarët, ata me të cilët u rrita, ishin gangsterë të vërtetë”

Cardi B me shqiponjë: “I dua shqiptarët, ata me të cilët u rrita, ishin gangsterë të vërtetë”

September 13, 2026 0

As superylli botëror Cardi B nuk i ka “shpëtuar” simbolit të shqiponjës dykrenare shqiptare.

Artistja ka pozuar duke bërë shqiponjën me duar, ndërsa momenti është publikuar nga grimeri me origjinë shqiptare, Kevi Kodra, në TikTok.

Në video, Cardi B shihet duke formuar shqiponjën dykrenare së bashku me Kodrën, ndërsa sipas tij, artistja ka shprehur edhe dashurinë për shqiptarët.

“Shqiptarët me të cilët jam rritur ishin shumë gangsterë” i ka thënë ajo.