Arrestimi i Jozit, Gjykata e Apelit jep vendimin, reagon këngëtari

Arrestimi i Jozit, Gjykata e Apelit jep vendimin, reagon këngëtari

September 29, 2026 0

Gjykata e Apelit ka dhënë vendimin për Jozefin Markun.  Këngëtari është lënë në detyrim paraqitje.

Këngëtari u arrestua në fillim të shtatorit, pas publikimit të pamjeve filmike ku ai dhe disa persona të tjerë shfaqeshin duke dhunuar Eduard Kuçin.

Ngjarja dyshohet se ka ndodhur pranë mbikalimit të Rinasit, ndërsa në pamjet e publikuara Kuçi shihet teksa ndalohet në rrugë dhe nxirret nga automjeti i tij. Sipas hetimeve, për ndalimin e tij është përdorur edhe një tabelë e Policisë së Shtetit.

Më 9 shtator Gjykata e Tiranës kishte caktuar masën arrest shtëpie për Jozin, por ky i fundit e ankimoi dhe Apeli ia lehtësoi në detyrim paraqitje.

Në arrest shtëpie ishte lënë edhe shoku i tij Kristjan Nikolli, i cili drejtonte Land Roverin me të cilën i zunë pritë Kuçit pranë mbikalimit të Rinasit. 

Grupi i Jozefin Markut e ndaluan makinën McLaren të Eduart Kuçit të kamufluar si polici me fenelina dhe duke i nxjerrë tabelën. Aty nisën ta godasin, ndërsa Marku i kërkoi të ulet në gjunjë e t’i kërkojë falje. 

E gjitha nisi pasi Eduart Kuci, e ofendoi në rrjetet sociale. Të dy janë bërë të njohur për pjesëmarrjen në reality shou, spektakle që janë bërë shkak edhe për përplasjen mes tyre.

Ngjarja mori përmasa virale në rrjetet sociale pas shpërndarjes së videos që njerëzit e Jozefin Markut e filmuan për të ulur imazhin publik të Kuçit.

Nuk vonoi shumë, dhe Jozi vendosi që të reagojë me një imazh në “Instastory”.

Duke publikuar një selfie që shihet duke buzëqeshur shkroi: “Ka një diell që m shoqnon kudo…

Ma ndriçon rrugën edhe atëherë kur përreth bëhet errësirë.

Nuk më tregon vetëm ku të shkoj, por më kujton çdo ditë të mos ndalem së ndriçuari edhe vetë.

Ju Dua”, ka shkruar ai.

revista.one/