Rikthimi i Agron Llakajt sjell ndryshime të papritura, Salsano largohet pas vitesh nga “Portokalli”

Rikthimi i Agron Llakajt sjell ndryshime të papritura, Salsano largohet pas vitesh nga “Portokalli”

September 27, 2026 0

Rikthimi i Agron Llakajt pas disa vitesh në drejtimin e “Portokalli” ishte një nga surprizat e sezonit të ri televiziv.

Megjithatë, riorganizimi i formatit duket se ka sjellë edhe ndryshime të tjera, përfshirë largimin e Salsano Rrapit nga disa prej angazhimeve të tij.

Salsano, i cili për vite me radhë ka qenë një nga figurat kryesore të “Portokalli”, mungoi në promon e sezonit të ri. Por ndryshimet nuk janë ndalur vetëm te spektakli.

Salsano nuk ka pranuar të vazhdojë angazhimin e tij në Top Albania Radio, ku së bashku me Elona Duron drejtonte emisionin “Ndryshe”.

Burimet bëjnë me dije se vendimi vjen në një periudhë riorganizimesh dhe ndryshimesh në angazhimet e tij.

Tashmë mbetet për t’u parë se kush do të jetë në krah të Elonës në sezonin e ri të “Ndryshe”, ndërsa largimi i Salsanos i shton një tjetër zhvillim të rëndësishëm sezonit të ri.

revista.one/