Konkurrenti i “Për’puthen” aksidentohet me motor, Xhesika niset drejt ambienteve të spitalit

Konkurrenti i “Për’puthen” aksidentohet me motor, Xhesika niset drejt ambienteve të spitalit

October 5, 2026 0

Një lajm që tronditi studion e “Për’puthen” në nisje të puntatës ishte aksidenti i ndodhur më 25 shtator, ku u përfshi konkurrenti Sotir Marino me motor.

Moderatorja Heidi Baci bëri me dije se, fatmirësisht, ai është jashtë rrezikut për jetën.

Lajmi shkaktoi shqetësim te konkurrentët, ndërsa Xhesika u lejua të largohej nga studioja dhe të shkonte drejt ambienteve të spitalit ku ndodhej Sotiri, e shoqëruar nga kamerat dhe produksioni.

Jam e shokuar. Uroj të jetë mirë dhe që të jetë jashtë rrezikut për jetën. Rëndësi ka që mbeti me aq”, u shpreh Xhesika, mes të tjerash.

Edhe konkurrentët e tjerë shprehën urimet e tyre për shëndetin e Sotirit, duke shpresuar që ai t’i bashkohet sa më shpejt studios.

Teksa Xhesika pritej të largohej nga studioja në drejtim të spitalit, Heidi Baci apeloi për më shumë kujdes, duke e cilësuar aksidentin si një rast me fat.

“Është një rast me fat. Bëni kujdes, mos luani me jetën. Shpejtësia nuk fal”, u shpreh moderatorja.

revista.one/