Drama familjare e Selin: Prindërit e mi u ndanë pas Big Brother, bëra negociata për t’i bashkuar
October 4, 2026Një diskutim për divorcin dhe mënyrën se si shoqëria i sheh gratë e divorcuara solli në emisionin “Goca dhe Gra” edhe një rrëfim personal nga Selin Bollati, e cila foli për një periudhë të vështirë në marrëdhënien mes prindërve të saj.
Selin tregoi se pas pjesëmarrjes së saj në “Big Brother”, një vendim i saj kishte shkaktuar mospajtime mes prindërve, të cilat më pas kishin kaluar në një konflikt më të thellë mes tyre.
Ajo shpjegoi se vendimi për të marrë pjesë në reality-show ishte marrë me konfirmimin e të dy prindërve, ndonëse pas përfundimit të eksperiencës së saj, qëndrimet e tyre ndaj këtij vendimi kishin qenë të ndryshme.
“Unë e kam të përjetuar për veten time. Një vendimmarrje që unë bëra për ‘Big Brother’, njëri prind e suportonte, njëri prind nuk e suportonte dhe askush nuk u drejtua tek unë që të më pyeste pse ti ke marrë këtë vendimmarrje me pëlqimin e njërës palë dhe mospëlqimin e palës tjetër, por ama kaloi në konflikt të brendshëm mes njëri-tjetrit”, tregoi ajo.
E pyetur nga Ori Nebijaj nëse e kishte fjalën për pjesëmarrjen në “Big Brother”, Selin konfirmoi se bëhej fjalë pikërisht për atë eksperiencë.
“Po, rasti i ‘Big Brother’-it. Ishte një vendimmarrje që unë e mora me konfirmimin e të dyja palëve, e të dy prindërve. Por në përfundim të tij nuk ishte një rrugëtim që për njërën palë u përqafua, për palën tjetër ishte thjesht dëshira që unë të sfidoja veten dhe ma dha atë lirinë për ta çuar deri në fund”, tha ajo.
Selin tregoi se krisja mes prindërve nuk përfundoi me mbylljen e eksperiencës së saj në “Big Brother”, por vazhdoi edhe më pas. Në atë periudhë, ajo kishte filluar ta shihte veten si një faktor në konfliktin që po përjetohej brenda familjes.
“Me të mbaruar si eksperiencë, një krisje që vazhdoi edhe pas daljes time ishte për shkakun tim. Pra, unë isha faktori që prindërit e mi në një pikë po pësonin një krisje tepër serioze në marrëdhënie. Unë e kam ndarë shpesh dhe me miqtë e mi kur situata ishte ndezur”, rrëfeu ajo.
Kjo situatë e kishte bërë Selin të reflektonte edhe për divorcin dhe për mënyrën se si një fëmijë mund të ndikojë në marrëdhënien mes dy prindërve.
“Aty kam stopuar në një moment dhe kam thënë: OK, të tilla marrëdhënie në një moment, edhe divorci paska një anë tjetër të një medaljeje, që qenka që shpesh mund të jetë fëmija faktori që mund t’i çojë prindërit në ndarje, por, prapë nga rasti im, në rastin tim po bazohem, mund të jetë prapë fuqia e fëmijës për t’i bërë prapë bashkë”, tha Selin.
Ndërsa Orinda Huta e pyeti se çfarë po përjetojnë aktualisht prindërit e saj, Selin zbuloi se ata janë ende bashkë.
“Në këtë moment prindërit janë bashkë. Unë e kam ndarë dhe më përpara me publikun dhe kjo ka qenë prej negociimeve që unë kam bërë, pra unë e kuptova që problemi isha unë dhe thashë OK”, tregoi ajo.
E pyetur nëse e kishte rënduar emocionalisht kjo situatë, Selin pranoi se kishte ndier një përgjegjësi të madhe, duke theksuar se një fëmijë nuk dëshiron ta shohë asnjërin prej prindërve në një situatë të vështirë.
“Është përgjegjësi, se nuk ka fëmijë që asnjërën palë do ta shikojë keq”, u shpreh ajo.
revista.one/

