Alba Pollozhani akuzon Arlinda Morinën për përdorim të paautorizuar të imazhit, reagon banorja e BBVK
November 3, 2026Një diskutim i zhvilluar nga Arlinda Morina në shtëpinë e “Big Brother VIP Kosova 5” ka rikthyer vëmendjen te një projekt filmik i parealizuar dhe ka sjellë reagimin e Alba Pollozhanit. Përmes disa publikimeve në Instagram, ajo pretendon se imazhi i saj është përdorur pa leje për reklamimin e projektit dhe për sigurimin e sponsorëve.
Pollozhani ka drejtuar akuza ndaj Arlinda Morinës dhe Edonit Elshanit, pas bisedës ku Morina foli për mundësinë e realizimit të një filmi.
Sipas saj, përfshirja e saj në këtë projekt ka qenë e kufizuar vetëm në xhirimin e një materiali promovues. Ajo sqaroi se bëhej fjalë për një teaser që do të përdorej për të vlerësuar punën e kryer dhe jo për t’u publikuar..
“Na morët për të bërë teaser, për të parë njëherë punën, jo për ta publikuar”, shkroi Alba Pollozhani në një prej reagimeve të saj.
Ajo pretendon se materiali vijon të jetë i publikuar, ndonëse personat që morën pjesë në realizimin e tij nuk kanë dhënë miratimin përkatës.
Një pjesë e akuzave të saj lidhet me përdorimin e imazhit për qëllime financiare. Pollozhani thotë se figurat e pjesëmarrësve janë përdorur për t’iu drejtuar sponsorëve, pa pëlqimin e tyre dhe pa lidhur kontrata për angazhimin në film.
Ajo i akuzoi personat në fjalë se po përpiqen të përfitojnë nga puna dhe imazhi i të tjerëve.
“Ironia e jetës! Dalin bëjnë moralin e jetës, gjakpirësit!”, shkroi ajo në një tjetër postim.
Në një publikim tjetër, Pollozhani përdori shprehjen “mashtrues deluzionalë”, duke pretenduar se synimi i personave të përmendur ishte përfitimi i parave dhe famës.
Ajo këmbënguli se akuzat e saj mbështeten në prova dhe dokumente.

“I kam me fakte! Me dokumente!”, u shpreh Pollozhani.
Gjithashtu, ajo paralajmëroi se mund të ndërmarrë hapa ligjorë për dëmtim të imazhit dhe mashtrim. Reagimin e saj e mbylli me mesazhin: “Stop gjakpirësit! Asnjë falje!”.
Ndërkohë, gjatë spektaklit të së hënës, moderatorja Jonida Vokshi e pyeti Arlindën se çfarë e prek më së shumti në profesionin e saj, veçanërisht pas ngjarjeve të fundit.
Në përgjigjen e saj, Arlinda u shpreh se askush nuk mund t’ia dëmtojë karrierën brenda tre sekondash, pasi ajo ka mbi 15 vjet përvojë profesionale.
Ajo theksoi gjithashtu se askush nuk mund t’ia marrë inteligjencën.
Banorja bëri të ditur se për padrejtësitë që pretendon se i janë bërë në aspektin profesional, ka vendosur të ndjekë rrugën ligjore.
Regjisorja përmendi se Alba është planifikuar të jetë vetëm tre sekonda në klip, ndonëse ka persona të tjerë që e kanë mashtruar.
revista.one/


