Nichi: Është strategji, këta nuk po mujn me u përballu

Nichi: Është strategji, këta nuk po mujn me u përballu

November 3, 2026 0

Nichi, njëri nga tre banorët e parë që u bënë pjesë e Big Brother VIP Kosova 5, duket se ka vendosur të mos kalojë pa u vënë re në këtë edicion.

Reperi është shfaqur mjaft aktiv që në ditët e para.

Ai duket se po përpiqet të krijojë dinamika dhe të nxisë reagime nga banorët e tjerë, duke e bërë praninë e tij një nga më të komentuarat në shtëpi.

“Nuk po muj me marr seriozisht asnjërin”, u shpreh Nichi, duke komentuar situatat dhe raportet me banorët e tjerë.

“Është strategji, që këta nuk po mujn me përballu”, shtoi ai, duke lënë të kuptohet se provokimet e tij janë pjesë e mënyrës se si ka vendosur ta zhvillojë lojën.

Mbetet të shihet nëse kjo strategji do ta ndihmojë Nichin të ecë përpara në lojë apo do ta përfshijë në përplasje edhe më të mëdha me banorët e tjerë.

revista.one/