“Big Brother VIP Albania 6”, së shpejti në Top Channel
November 6, 2026Spektakli më i madh që ka thyer rekorde shikueshmërie, “Big Brother VIP 6”, vjen së shpejti në ekranin e Top Channel. Reality show premton që të mbajë mbërthyer para ekranit miliona shikues, nga shqiptarët anë e mbanë botës.
“It’s time”, dëgjohet të thuhet në videon e publikuar në profilin zyrtar të BBV Albania.
Ndërkohë prej disa kohësh në rrjet po qarkullojnë emrat e mundshëm të personazheve të njohur që mund të bëhen pjesë e shtëpisë më të famshme në Shqipëri. Na mbetet vetëm pak kohë për të parë se kush do të jenë banorët që do të vëzhgohen 24 orë nga kamerat e “Big Brother VIP Albania”.
revista.one/


