Raporti i Mjekësisë Ligjore: 3 familjarët nga Kosova vdiqën nga helmimi i kërpudhave
May 10, 2021Del raporti i Mjekesise Ligjore per vdekjen e tre familjareve ne Lalz. Aty konkludohet se shkaku i vdekjes së 3 anëtarëve të familjes Haliti nga Gjilani, eshte helmimi nga kerpudhat.
Nga këqyrja e tre trupit të viktimave nga ekspertët mjeko-ligjore ne Tirane bëhet me dije se shkak i vdekjes është helmimi.
Burime nga policia Durrës bënë me dije se mjekët ligjorë që kanë kryer ekspertizën kanë dalë në përfundim se vdekja është nga helmi i shkaktuar nga kërpudhat.
Këto burime pohuan se njëkohësisht po kryhen edhe analizat e ushqimeve konkretisht të kërpudhave që janë gjetur të gatuara në shtëpi. Kujtojmë se Elfete, Afrim e Ferzinaze Haliti shfaqën shenja helmimi dhe u drejtuan për të marrë shërbim mjekësor në qendrën shëndetësore të Manzës, ndërsa më pas u dërguan me urgjencë në QSUT.
Pavarësisht ndihmës mjekësore, 3 anëtarët e kësaj familje nuk mundën të jetonin. E para ndërroi jetë Elfete, nëna e Afrimit dhe më pas ky i fundit. E fundit që ndërroi jetë ishte Ferzinaze Haliti.