Surprizë në “Për’puthen”, Atdheu dhe Sara largohen përfundimisht nga emisioni
May 11, 2021Sara dhe Atdheu patën takim 4 minuta dhe të dy morën një vendimin surprizë. Atdheu i kërkoi Sarës që të lënë bashkë të dy emisionin për të vazhduar njohjen jashtë.
“Dua të largohem nga programi nëse ti dëshiron që ta vazhdojmë njohjen jashtë”, tha Atdheu.
Sara u shpreh e lumtur për këtë gjë dhe tha se po del nga emisioni me njeriun që vërtetë ka dashur që në fillim.
“Unë jam pak egoiste, por tani e kam ndjerë me shpirt këtë gjë që bëra dhe jam shuëm e lumtur. Po dal nga ky emision me njeriun që vërtetë kam dashur të dal dhe në fakt nuk e prisja me gjithë situatat që kanë ndodhur mes nesh, por fatmirësisht i kaluam”, tha Sara.
Po reagimi i Antonelës që e riktheu Atdheun në emision? Ajo e cilësoi gjithë këtë situatë si një aktrim.
Ndërkohë Sara dhe Geliani u ballafaquan për herë të parë me njëri-tjetrin pas situatave të ndërlikuara mes tyre. Ajo vendosi të tërhiqte deklaratën për Gelianin. Të njëjtën gjë bëri edhe ky i fundit në lidhje me Sarën.
revista.one/