“Nuk krahasohet Geljani me Atdheun…” Sara tërheq deklaratën dhe kërkon falje

“Nuk krahasohet Geljani me Atdheun…” Sara tërheq deklaratën dhe kërkon falje

May 11, 2021 0

Sara është ballafaquar për herë të parë me Gelianin në “Për’puthen” për fotot me Atdheun.

Geliani nuk ndodhej sot i pranishëm në studio, por përmes një lidhje live ai foli për gjithë këtë situatë.

Geliani tha se fotot e publikuara nga Sara ku shfaqej afër Atdheut ju duken pavend. Kjo pasi, vetëm para disa ditësh ai u deklarua për të në emision.

“Ato foto mu duken pa vend. Mu duk vërtetë me shumë fytyra aty. Unë kur bëra deklaratën për Sarën thashë do dal kundra botës dhe unë kur bëj këtë deklaratë ti del në foto me tjetrin”, u shpreh Geliani i zhgënjyer.

Sara e justifikoi këtë veprim të saj duke thënë se dhe Geliani është shoqëruar me vajza të tjera në prapaskenë. Ajo tha se Geliani ka postuar po ashtu foto me Antonelën në rrjete sociale. Ndërsa Geliani tha se këto janë të gjitha justifikime, sepse mes tij dhe Antonelës nuk ka pasur kurrë asgjë. Sa i përket Atdheut, Sara tha se më të ka vetëm miqësi. Ndonëse fotot e komentet në rrjete sociale lënë vend për dyshim.

“Fotoja që bëra me Atdheun nuk ka qenë fare me tendencë. Ne kemi rastisur të 3 bashkë, kështu që ti e di shumë mirë që unë kam pasur shoqëri me atë asgjë më shumë”, tha Sara.

Sara tha se Geliani nuk mendoi fare për të. Menjëherë pas fotos me Atdheun e hoqi nga Instagrami e nuk e mori as në celular për t’u sqaruar. Gjithashtu ajo vendosi të tërheq deklaratën për Gelianin, pasi edhe ai bëri të njëjtën gjë për Sarën.

“Edhe unë e tërheq deklaratën për Gelianin. E them me shumë bindje këtë gjë. Mbase ndonjëherë nuk duhet të marrim vendime të nxituara dhe unë thyej rekord për marrje vendimesh”, tha Sara.

Ajo shtoi se deklaratën për Gelianin e bëri fill pas takimit që pati me Atdheun.

“Nuk krahasohet pëlqimi që kam pasur për Gelianin me Atdheun. E keni menduar çfarë faze ndodhi deklarata ime? Erdhi pas takimit me Atdheun, kur nuk pashë asnjë qëndrueshmëri nga ana e tij. Vërtetë kam pasur pëlqim për atë dhe vazhdoj ta kem. Gelin nuk e kam përdorur në asnjë moment, por duke qenë se nuk pashë siguri nga Atdheu thashë t’i jap një mundësi Gelit”, u shpreh Sara.

Në fund ajo i kërkoi falje Gelianit:

“Gelian të kërkoj falje nëse të kam prekur dhe je ndjerë e ofenduar nga veprimet e mia. Kështu që dhe unë jam ndjerë e ofenduar nga veprimet e tua dhe jemi në të njëjtën situatë”, tha Sara.

revista.one/