Dele Alli i Tottenhamit kapet duke u përqafuar me vajzën e Pep Guardiolës
May 14, 2021Futbollisti Dele Alli është parë me vajzën e trajnerit të Manchester City-t, Pep Guardiola.
Mesfushori – i cili nuk ka shënuar në Premier League gjatë gjithë sezonit – u bashkua me Marian në një lokal, shkruan The Sun.
Pra, ka kaluar pjesën më të madhe të sezonit në hije, por bëri lëvizjen e tij me Marian, ndërsa ishin ulur së bashku në një stol.
Duket se ai e kishte lënë pas ndarjen e tij nga modelja, Ruby Mae.
Ai u përkul për një përqafim pasi ai dhe Maria biseduan për orë të tëra në lokalin.
Dele, me një bluzë të bardhë dhe kapelë jeshile bejsbolli, përqafoi dhe e puthi Marian, e cila kishte veshur një kapuç të bardhë.
Dele u takua për herë të parë me Maria muajin e kaluar.
Maria u ka treguar miqve për takimin me futbollistine njohur, por thotë se ata janë “vetëm miq”.