Nisen nga SHBA forca të reja amerikane që bashkohen në Shqipëri me “Defender21”

Nisen nga SHBA forca të reja amerikane që bashkohen në Shqipëri me “Defender21”

May 16, 2021 0

Do të vijnë pasditen e sotme në Aeroportin e Rinasit më shumë 200 ushtarë të Forcave Amerikane. Ato janë pjesë e  stërvitjes më të madhe ushtarake “Defender 21” që Shqipëria pret si aleate e NATO-s. Forcat mbërrijnë në mbrëmje në Tiranë.

Trupat e Ushtrisë Amerikane janë pjesë e 28 mijë trupave shumëkombëshe që do të vijnë në vendin tonë deri më 20 qershor 2021 kur dhe përfundon stërvitja.

Stërvitja deri tani është zhvilluar në Durrës, apo edhe në  Pashaliman të Vlorës mes marinës amerikane dhe asaj shqiptare.

Përveç ofrimit të gjashtë bazave detare, tokësore dhe ajrore, Shqipëria, anëtare e NATO-s që nga viti 2009, do të angazhojë 1000 trupa në këtë stërvitje.

Forcat e Armatosura Shqiptare do të ushtrojë aftësinë e Ushtrisë Amerikane në Evropë dhe Afrikë për të shërbyer si Komandë e Bashkuar e Komponentit të Forcës Tokësore, dhe si partner i sigurisë në rajonet me rëndësi strategjike të Ballkanit dhe të Detit të Zi, ndërsa mbështet aktivitetet në Evropën Veriore dhe Afrikë.

Ne foto: Forcat amerikane nisen nga baza e tyre ne SHBA drejt Shqiperise

revista.one/