Olsa Muhameti “tregon” skenarin: Ja çfarë do të ndodhë në “Për’puthen”

Olsa Muhameti “tregon” skenarin: Ja çfarë do të ndodhë në “Për’puthen”

May 16, 2021 0

Autorja e emisionit, Olsa Muhameti, ka zhvulluar një intervistë virtuale me ndjekësit e saj per çfarë do të ndodhë në fund me “Për’puthen”.

Olsa ka treguar se java që vjen nuk do të jetë e fundit, por do të vendoset se çfarë do të ndodhë me personazhet. Po ashtu ajo ka zbuluar se në përfundim do të ketë një ribashkim të pjesës më të madhe të konkurrentëve të këtij edicioni. Behet fjale per ata që kanë qenë shumë të përfolur dhe gjithmonë në qendër të vëmendjes.

“Jo, nuk është java e fundit! Për’puthen përfundon në fund të qershorit! Ama javën që vjen konkludohen ngjarjet e personazheve që kanë mbetur në program”, ka treguar Olsa. Nje ndejkese e ka pyetur se “pse nuk i fton te gjjithe kkonkurrentet, nga fillimi deri tani?”

Olsa u pergjigj:

“Do te marr skenariste vitin tjeter. Me ke lexuar mendjen, do te kete riunion, perballje te situata te dikurshme, personazhet me te dashur, pengje, pajtimet…etj.”

Nderkohe, deri në fund të qershorit do të vazhdojë “Për’puthen +40”, derisa të dy spektaklet e dashurisë të finalizohen. revista.one/