Tre ekipe shqiptare të Maqedonisë së Veriut do të luajnë në Evropë
May 16, 2021Është viti i klubeve shqiptare në Maqedoninë e Veriut. Me Shkëndijën e Tetovës që prej kohësh ka siguruar titullin e katërt në histori dhe me KF Shkupin që kishte blinduar vendin e dytë, pritej vetëm suksesi i Strugës për të mbyllur një sezon perfekt për tri skuadrat shqiptare në vendin fqinj. Një dominim absolut i tyre teksa rivali i përjeshëm i Shkëndijës, Vardari do të luajë në kategorinë e dytë.
Në javën e fundit të kampionatit në Maqedoninë e Veriut, Struga ishte impenjuar në transfertën me Sileksin dhe në rast se nuk fitonte, vendi i tretë shkonte për Makedonija GP që ne fakt fitoi 2-0 me Vardarin por doli bosh pasi të kuqtë e Strugës treguan forcën me suksesin 1-0 në fushën e Sileks. Madje një fitore e marrë me zemër pasi ekipi luajti me 10 lojtarë që nga minuta e 29’ ndërsa në 68’, Jahja vendosi me një gol fatin e takimit dhe kalimin në Europë.
Kështu kampionati mbyllet me Shkëndijën në vendin e parë me 75 pikë, Shkupi i dyti me 59 pikë dhe Struga në vend të tretë me 57 pikë.
Ekipi i Ernest Gjokës arrin në eliminatoret e Champions League ndërsa Shkupi dhe Struga do të luajnë në Conference League.