“Sa shala e saj”, Maris Lika: Me Ana Lleshin kam pasur marrëdhënie jashtë programit

“Sa shala e saj”, Maris Lika: Me Ana Lleshin kam pasur marrëdhënie jashtë programit

May 16, 2021 0

I pyetur për batutën e famshme virale: “Sa shala e Annës”, Marisi shprehet se Ana u pendua. Maris Lika ka qenë i ftuar në puntatën e radhës përballë gazetarit Ronaldo Sharka, në #EXPULS RTV Ora.

Maris Lika: Shala e Anës ishte gati gati e barabartë me mua. Ishte nje batutë ku teorikisht ajo u pendua shumë pasi e tha këtë. Anna nuk ka dashur t’a thoshte këtë, ka qenë sulm direkt nëpermjet Shqipes. Pak para provave unë fillova të bëj muhabet me Shqipen duke qenë se jemi dhe komshinj, por ajo mori për keq dhe u keqkuptua. Të dyja ishin shoqe si fillim dhe thanë hajde të sulmojmë këtë djalin. Gjeti momentin për të rënë në sy, por edhe është penduar pasi ne kemi pas pak marrëdhënie jashtë programit.

Ronaldo Sharka: Me Shqipen?

Maris Lika: Me Annën.

Ronaldo Sharka: Deri ku ka shkuar?

Maris Lika: Kemi dalë e kemi thyer rregullat e emisionit, por miqesi pa merak. Nuk ndodhi gjë.

I pyetur nëse ka ndonjë gjë nga programi Për’puthen që nuk është zbuluar ende, ai tha që ka qenë në listën e katër meshkujve të parë për t’u futur në program, madje sipas tij u xhiruar dhe klipi por në momentin të fundit u spostua, dhe këtë vend e zuri Fation Kuqari.