Përdhunohet në grup 15- vjeçarja në Mirditë, 5 persona të arrestuar
May 18, 2021Pesë persona kanë përdhunuar një vajzë të mitur 15-vjeçare në Mirditë.
Sipas njoftimit të policisë, këta persona dyshohen se me anë të shantazheve, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me të miturën.
Të 5 personat, të moshave 17 deri në 44 vjeç janë arrestuar nga policia dhe ndodhen në komisariat.
Mësohet se personat e arrestuar janë: Artan Kaçorri 31 vjeç, Albert Molla 27 vjeç, Ermal Tarazhi 30 vjeç ,Nike Lleshi 44 vjeç dhe A.Gj.,shtetasi 17 vjeç.
Njoftimi i plotë i policisë:
Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Mirditë kanë arrestuar në flagrancë, për veprën penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me dhunë me të mitur të moshës 14-18 vjeç” kryer në bashkëpunim, shtetasit A. K., 31 vjeç, A. M., 27 vjeç, E. T., 30 vjeç, N. Ll., 44 vjeç dhe A. Gj., 17 vjeç, pasi dyshohen se me anë të shantazheve, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me një shtetase 15-vjeçare.
revista.one