Stërvitje me raketa “Patriot” në Kuçovë, Baza Ajrore nën mbrojtjen e NATO-s
May 21, 2021Stërvitje me raketa moderne “Patriot” në Bazën Ajrore të Kuçovës. Nis kështu, të vihet në funksionim kjo fole historike e aviacionit ushtarak shqiptar.
Ambasadorja Yuri Kim vizitoi dje Bazën Ajrore në Kuçove. Ajo u takua me Shefin e Shtabit të Përgjithshëm Gjeneral Major Begaj dhe Gjenerale Brigadieren Amerikane Wanda Williamsu (Gjenerale Komanduese, nga Komanda e 7-të e Misionit Mbështetës). Më pas u mbajtën seanca informuese dhe ushtrime demostruese. Më pas, Ambasadorja Kim ndoqi ushtrimin e sistemit për mbrojtjen ajrore me raketa nga Artileria e Mbrojtjes Ajrore dhe funksionimin e zonës së mbështetjes logjistike si pjesë e #DefenderEurope21.
Ambasadorja u takua me ushtarë amerikanë dhe shqiptarë. Kryediplomatja bisedoi edhe me civilë shqiptarë të punësuar për të mbështetur aktivitetet stërvitore. Ajo u shpreh se i la mbresa se sa mirë ata po punojnë së bashku për të forcuar aftësitë dhe ndërveprimin midis tyre. DEFENDER-Europe 21 është krijuar për t’u siguruar që forcat amerikane dhe forcat pjesëmarrëse të NATO-s të jenë trajnuar. Po ashtu, të jenë të aftë për të vepruar së bashku dhe të gatshëm për t’iu përgjigjur çdo kërcënimi.
“Kjo aftësi është thelbësore për të shfaqur forcën në çdo moment dhe për të mbështetur aleancën”, njofton Ambasada Anerikane.