Ola dhe Murati dalin çift nga “Për’puthen”: Do të bashkëjetojmë!

Ola dhe Murati dalin çift nga “Për’puthen”: Do të bashkëjetojmë!

May 21, 2021 0

Murati me Ola dolën sot çift nga emisioni “Për’puthen”. Emocione të forta shoqëruan këtë vendim të dyshes.

Ola Zenelaj tregoi në studio se një ditë më parë kishte vizituar Muratin në ambjentet e tij të punës, pa e lajmëruar më përpara. Aty kishte takuar ortaken e tij, për të cilën u krijua një zhurmë e madhe në rrjet pasi u përfol se Murati kishte një lidhje dashurie me të. Po ashtu, u tha se ajo do ta bënte baba për herë të parë, gjë e cila e lëkundi Olën.

Mirëpo, pas takimit me ortaken, Ola kishte takuar aty dhe hallën e tij, gjë e cila i kishte krijuar mjaft besim.

Ola: Ne jemi takuar dje dhe kemi takuar edhe hallën.
Murati: Besoj të jep pak siguri.
Ola: Si u ndjeve dje që erdha papritur te dyqani?
Murati: U habita dhe u kënaqa dhe u takove me hallën dhe ortaken time.
Ola: Më shumë siguri më dha halla sesa ju të dy, edhe pjesa që fola vetë me ortaken me qetësoi.
Ola: Dje në darkë unë shkova te Murati, takova edhe ortaken e vet, më pas është bashkuar edhe halla e tij. Jam më e qetë.

Të pyetur në studio se çfarë do të ndodhë më 1 qershor, pasi vetë dyshja e përmendi këtë datë, Ola zbuloi se kanë plan të bashkëjetojnë.

Bora: Çfarë ishte kjo puna e 1 qershorit?
Ola: Murati do të ndryshojë shtëpi dhe më ka ftuar në shtëpi për pjesën e bashkëjetesës.
Murati: Unë e kam qef Olën dhe ajo mua dhe pse jo të bëhemi një çift.

Eksperiencën në “Për’puthen” ato e mbyllën me një kërcim mjaft romantik, ku Murati i dha dhe një puthje në buzë Olës. revista.one/