Dy pilotet shqiptare, të parat femra në NATO që drejtojnë helikopterin
May 24, 2021Njëra nga Kosova e tjetra nga Shqipëria, janë këto dy pilotet shqiptare që po lavdërohen nga Shtetet e Bashkuara.
Ato quhen, Valdeta Mehanja dhe Armela Murati, janë dy pilotet që po konsiderohen histori sukesi në fushën e tyre ushtarake.
Ambasada e SHBA-së në Tiranë ka publikuar një shkrim për suksesin e tyre, duke i cilësuara si të parat në punën që bëjnë.
Postimi i plotë:
Njihuni me të “parat” të cilat po bëjnë hapa përpara drejt barazisë. Togerja e 2-të Valdeta Mehanja (majtas), pilote helikopteri me Regjimentin e Aviacionit 1-131 nga Garda Kombëtare e Alabamës dhe shqiptare e lindur në Kosovë, bisedoi mbi ngjashmëritë midis tyre me piloten e helikopterit të parë shqiptare femër, Togeren e 2-të Armela Murati, në aerodromin e Farkës në Shqipëri, ndërsa marrin pjesë së bashku në #Defender21.
(Të drejtat e fotos: Ushtria Amerikane për Europën dhe Afrikën)
revista.one/