Vajza e fotos: Unë dhe Greg Rama nuk jemi asgjë më shumë se miq”
June 1, 2021Moderatorja e sportit, Albana Bejko që u fotografua në shoqërinë e djalit të kryeministrit, Greg Rama, deklaron se ata janë miq. Pas këtyre imazheve të publikuara, u aludua se mes tyre mund të kishte diçka më shumë se thjesht shoqëri. Dyshja u fotografuan teksa ndiqnin ndeshjen derbi nga shkallët e stadiumit “Air Albania”.
“Të pashqetësuar për kamerat, pikërisht për këtë arsye sepse jemi thjesht miq. Unë jam shumë private sa i përket gjërave të mija personale dhe nëse do të ishte e vërtetë nuk do të zgjidhja të shkoja me partnerin tim në një ambient pune. Sepse stadiumet praktikisht janë ambientet time te punës. Ne jemi miq prej kohësh edhe kemi parë një ndeshje kjo është e gjitha. Jo nuk jemi asgjë”,u shpreh Albana Bejko.